Veterani i zhgënjyer për trajtimin jo të mirë në institucionet shëndetësore

Gjilan – Jeton Sherifi ish kryetar i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Gjilan ka përjetuar momente të sikletshme, derisa po bredhte korridoreve nëpër spitalet tona. Sherifi është ndier i zhgënjyer edhe në liderët e Anamoravës të cilët sipas tij as që e kanë hapur telefonin për ta ndihmuar në këto momente të rënda.
Postimi i Jeton Sherifit
Ditë më parë pata një sulm në zemër dhe u shtriva në spitalin e Gjilanit mendimi i mjekëve ishte se duhet të dërgohem me urgjencë në spitalin e Prishtinës ku më dërguan dhe me rekomandim të dr HAMZES duhet të bëhet koronografia, por kur më dërguan atje përveç një kontrolle nuk ndërmorën asgjë dhe më nxorën nga spitali.
Një mjek më tha mund të shkosh në klinik private nuk dua t`ia cek emrin pas tre dite (mbrëmë) përjetova sulmin e dytë dhe jam i shtrirë në Spitalin e Gjilanit ku i falënderoj stafin mjekësor me mundësit e tyre që kanë.
Kontaktova pothuajse të gjithë liderët e Anamoraves dhe asnjë nuk qe i gatshëm të bëjë asgjë, edhe pse kam dhimbje po i përballoj disi, por dhimbjen shpirtërore assesi.
Po të ishin në pyetje familjaret e këtyre liderëve sigurisht se puna deri tash ishte kryer.
Ne jemi të dobishëm për ta vetëm në kohën e zgjedhjeve.
Nuk po e shkruaj vetëm për vete, por për të gjithë ata veteran, athua vallë për çka u munduan sepse jam i sigurt se nuk jam rast i vetëm unë.
Unë së paku mendoj se nuk e kam pritur ketë Kosovë në ketë gjendje, por fatkeqësisht kështu është realiteti, nuk jam i zhgënjyer për aq pak kontribut sa kam dhënë e din ata që me njohin, por jam thellësisht i zhgënjyer me trajtimin të cilin po na bëhet sepse me emër të zotit dhe me bindje do ja bëj disi ka shkruar Jeton Sherifi./rajonipress/