Mobi Casa

Veterani i luftës i zhgënjyer: Çdo ditë e mendoj largimin nga Kosova

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Me një kontratë të përhershme sot jam i papunë dhe pa një pagë, ky është ligji në Kosovë. Shumë i zhgënjyer sepse sot më duhet të ballafaqohem dhe me etiketime, dhe me një mendje se si ta zhvilloj jetën në këtë vend pa perspektiv për vete, për familjen, dhe për të gjithë dashamirët e mi ka shkruar Jeton Sherifi.

Postimi i plotë i Jeton Sherifit

Mbas lufta na gjeti ne një situatë dhe gjendje krejt tjetër nga e kaluara jonë e lavdishme dhe historike për Kosovën dhe për ne në përgjithësi, me kalimin e kohës sa vinte dhe mbusheshim me energji pozitive për një Kosovë më të mirë dhe duke punuar me shumë vullnet dhe zell për një Kosovë më të mirë dhe një perspektiv për veten dhe të ardhmen e saj, ashtu e mendonim të gjithë.

Por realiteti na doli krejt ndryshe, nuk ishte ajo që menduam ne sepse shokët tan kishin mendje të djallëzuar, mendje për interesa personale dhe klanore.
Kjo më shtyri që ta bëjë një shkrim jo të lehtë për mua dhe shokët e mi!
Dhe sot mendojmë si të largohemi nga ky vend që e deshëm dhe e duam.
Sot i kam bërë do foto me të cilët kam punuar dhe kam kontribuar me mendje për një Kosovë më të mirë dhe më të begat.

Fundamenti

Sot etiketohemi të gjithë me të njëjtin thes, por nuk është realiteti ky sepse nuk jemi të njëjtin thes sikurse të gjithë shokët tanë.
Me një kontratë të përhershme sot jam i papunë dhe pa një pagë, ky është ligji në Kosovë?
Shumë i zhgënjyer sepse sot më duhet të ballafaqohem dhe me etiketime, dhe me një mendje se si ta zhvilloj jetën në këtë vend pa perspektiv për vete, për familjen, dhe për të gjithë dashamirët e mi.

I zhgënjyer jo nga Kosova asnjëherë, por nga shokët dhe bashkëpunëtorët me të cilët punuam pa hile për një të ardhme më të mirë për vete dhe gjeneratat e reja ka shkruar Jeton Sherifi./rajonipress/