ARKATANA

Veterani i gazetarisë Esad Dujaka u prit në Ambasadën e ShBA në Prishtinë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Veteranin e gazetarisë kosovare Esad Dujaka i cili po shënon 50 vjetorin e punës së pandërprerë profesionale në gazetari e ka pritur zyrtari për çështje publike dhe media në Ambasadën e SHBA në Prishtinë.

Zëdhënësi i Ambasadës, z.Richard Mei i ka uruar Dujakës shëndet dhe e ka inkurajuar atë që të mos ndahet nga profesioni deri në fund.

Dujaka, i cili karrierën 50 vjeçare e kaloi në Zërin, Rilindje, TVP, Kosova Sot e deri në pension në RTV 21, ku ende u ndihmon gjeneratave të reja në Portalin RTV21. TV, foli me mysafirin e respektuar amerikan rreth sfidave nëpër të cilat ka kaluar ai dhe gjenerata e tij, por duke i theksuar edhe vështirësitë që po i hasin gjenerata e pasluftës që nga rreziku i politizimit, shantazhet e kërcënimet si dhe për nevojën që shteti t’i marr në mbrojtje kolegët gazetarë sepse kudo në botën e civilizuar gazetarët trajtohen si shtylla e katërt e shtetësisë së një vendi.

Dujaka tha se mysafirit amerikan i dorëzoi tri librat e t`ia që trajtojnë kujtimet e t`ia gjatë përvojës 50 vjeçare në këtë profesion duke falënderuar mysafirin e nderuar për të gjitha ato që kanë bërë SHBA për Kosovën për të qenë kjo që është sot.

Hidromorava

Biseda u zhvillua edhe rreth sistemit të informimit në Kosovë me ç’rast u shtrua domosdoja që ato të luajnë rol pozitiv në ecjen e shoqërisë kosovare gjatë proceseve veriatlantike e të jenë sa më të pavarura, por edhe të mbrojtura nga sistemi i drejtësisë.

Zyrtari për çështje publike z.Richard Mei shprehu interesimin për kontributin që po japin mjetet e informimit ne Kosove në këto kohë kur vendi ka humbur shumë kohë në tranzicionin e vet për të zgjidh problemet kryesore që do ta afronin atë si shtetin më tē ri evropian nën çatinë e BE-së./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.