FITORJA

Veteranët ultimatum Qeverisë, Klinaku: Kurti kishte qëndrime disktriminuese në takim

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Ushtruesi i detyrës së kryetarit të Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Faton Klinaku, tha se çështja e pagesës së veteranëve “nuk është çështje e ofertave”, ndërsa kërkoi që Qeveria ta plotësojë kërkesën e tyre, raporton Gazeta Express.

Klinaku tha në një konferencë për media se “ashtu siç nuk e kemi pranuar okupimin, nuk pranojmë diskriminim dhe as politizim të çështjes së veteranëve 23 vite pas luftës”.

Përfaqësuesi i veteranëve tha se s’ka pasur nervozizëm në takimin me kryeministrin Albin Kurti, por tha se shefi i Qeverisë ka qëndrime “diskriminuese me tendencë politizuese ndaj çështjes së veteranëve”.

“Në takim me kryeministrin Kurti nuk kemi gjetur gjuhë të përbashkët. Kurti vazhdon të insistojë në qëndrimet e tij diskriminuese me tendencë politizuese ndaj çështjes së veteranëve dhe nuk plotësoi kërkesën tonë që është minimale”, tha ai.

Mobi Casa

Klinaku tha se do t’i japin afat Qeverisë dhe Kuvendit deri ditën kur projektligji për caktimin e pagës minimale do të futet në rend të ditës për shqyrtim të dytë.

“Kryeministri ka premtuar se do të dalë me propozim për ta zgjidhur këtë çështje dhe ne iu kemi dhënë kohë për këtë Qeverisë dhe Kuvendit”, tha ai.

“Është koha që të përmirësohet ky gabim i propozuar nga Qeveria. Ne iu japim kohë që deri në lexim të dytë ta përmirësojnë gabimin e diskriminimit të veteranëve me pagën minimale. Nëse diskriminimi mbetet pjesë e ligjit për pagën minimale, atëherë ne sot paralajmërojmë protestë ditën që mbahet seanca e Kuvendit për shqyrtimin e dytë”, tha Klinaku.

Ai paraprakisht theksoi se protesta e tyre e fundit bëri “e detyroi qeverinë të ulet me ne”.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.