United Hospital

Veteranët e futbollit gjilanas falënderojnë kryetarin Haziri për mbështetjen e sportit

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Kryetari i Komunës së Gjilanit, Lutfi Haziri, ka pritur sot në një takim veteran të futbollit gjilanas, të cilët e kanë uruar për mandatin e katërvjeçar dhe njëkohësisht e kanë falënderuar për mbështetjen e fuqishme që I ka dhënë sportit në përgjithësi për këto katër vjet.

Kryetari Lutfi Haziri, ka pohuar që përkundër vështirësive financiare, gjatë këtyre katër vjetëve sportistët gjilanas me përfaqësimin e tyre kanë bërë krenar të gjithë qytetarët.

Ai ka falënderuar të gjitha ekipet sportive të futbollit që me kulturën e tyre kanë bërë që Gjilani të jetë qytet me derbin më të madh në Ballkan mes ekipeve “Drita” dhe “Gjilani”, me lojtar të disiplinuar dhe me një publikë që përpos atmosferës dhe tifozëris që krijojnë në stadium, gjithmonë ngrisin entuziazmin dhe dëshirën e flaktë të qytetarëve që të jenë me vëmendjen maksimale drejtë futbollit.

Fundamenti

“Ekipe të shumta të futbollit por edhe të të gjitha fushave të tjera sportive, do të jenë të mbështetura në forma të ndryshme me qëllim që Gjilani të bëhet një shkollë e fuqishme e sportit, krahas edhe epitetit të kryeqendrës kulturore mbarëkombëtare që tashme prej vitesh e ka”, ka thënë kryetari Haziri, duke falënderuar të gjithë sportistët për angazhimin e tyre.

Haziri gjithashtu ka pranuar edhe fanellën me emrin e tij, number one./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.