UBT

Veteranët e Arsimit gjilanas kërkojnë rritje lineare të pagave

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Gjilan – Veteranët e Arsimit në Gjilan, të mbledhur në Shoqatën e tyre, i kanë mirëpritur paralajmërimet për rritjen e pagave e të pensioneve, edhe pse ata janë të mendimit se është dashur të bëhet edhe më shumë.

Tërë jetën ia kanë kushtuar arsimit dhe edukimit të brezave të rinj, kurse tashti kur këtë mision e kryen me sukses, veteranët e arsimit kërkojnë që të jetojnë dinjitetshëm dhe që t’u shpaguhet mundi i bërë.

Nga mësimet e tyre dolën shumë gjenerata që bënë shumë për vendin, punuan edhe nën kushte okupimi dhe nuk u nënshtruan kurrë, andaj edhe tashti kërkojnë vend meritor në shoqëri.

FIDANISHTJA

Veteranët e Arsimit në Gjilan, të mbledhur në Shoqatën e tyre, i kanë mirëpritur paralajmërimet për rritjen e pagave e të pensioneve, edhe pse ata janë të mendimit se është dashur të bëhet edhe më shumë.

Rritjet e paralajmëruara të pagave janë shqyrtuar edhe nga Shoqata e Veteranëve të Arsimit “Mehmet Gjevori” në Gjilan. Kryesia e Veteranëve të Arsimit, ka shqyrtuar edhe çështjen e rritjes së pagave për pensionistët.

Ilmi Ibrahimi, kryetar i Shoqatës së Veteranëve të Arsimit në Gjilan, ka thënë se në këtë takim në mënyrë unanime është rënë në ujdi që rritja e pagave me përqindje ndikon që të thellohet diferenca sociale. “Prandaj, kjo kryesi ka propozuar që rritja e pagave të jetë në mënyrë lineare, në mënyrë që diferenca të mos rritet” tha Ibrahimi./rajonipress/