Vetëm sa keni ngrënë dhe prapë jeni të uritur? Ja pse
Ndjeni uri të madhe dhe sapo keni drekuar, keni ngrëne darkë të shijshme apo diçka të mirë? Ka mundësi që keni ngrënë ushqimin i cili vetëm mashtron stomakun me ndjenjën e mbushjes që çon te fenomeni i cili quhet “uri e kthyeshme”.
Në vazhdim ju shpjegojmë shkaqet e urisë së vazhdueshme.
Pini për së tepërmi pije të ëmbëltuara
Pijet e ëmbëltuara si çaji i ftohët, lëngjet e gazuara etj., janë të mbushura me shurup të misrit me fruktozë të lartë. Ekspertët rekomandojnë që femra mesatare nuk duhet të konsumojë më shumë se 100 kalori në ditë nga sheqeri i shtuar nga cilido burim, ndërsa mashkulli jo më shumë se 150 kalori, shkruan Mayoclinic.com, transmeton Koha.net. Fruktoza mashtron trurin për ç’arsye i dërgon sinjale trupit që është ende i uritur edhe pse kemi ngrënë mjaftueshëm.
Pa kafjall
Kapërcimi i kafjallit ndoshta dikujt i duket si mënyrë e mirë për të humbur kilogramë, por hulumtimet sugjerojnë të kundërtën – kafjalli është pjesë e domosdoshme e ushqyerjes ditore. Nëse nuk hani kafjall brenda dy orëve pas zgjimit, më vonë do të ndiheni edhe më të uritur, dhe kjo çon deri te ngrënia e tepërt dhe e vazhdueshme e çdo gjëje që keni përpara. Dhe kështu deri në darkë. Për t’u dobësuar hani në mënyrë të moderuar dhe mos e kapërceni kafjallin. Kafjalli lehtësisht ua rrit nivelin e sheqerit dhe insulinën për të pasur energji gjatë ditës, ndërsa kjo nënkupton dëshirë më të vogël për ushqim. Meqë ra fjala, a keni ngrënë sot kafjall?
Nuk besoni në sallata
Dobia e ngrënies së sallatave është shumë e madhe. Janë të pasura me folate (vitaminat e grupit B) të cilat janë të shkëlqyeshme në lufte me grumbullimin e kilogramëve, parandalimin e lodhjes dhe depresionit. Sallata e shëndetshme janë po ashtu përplot me vitaminë K, e cila është rregulluese e insulinës dhe materies ushqyese e cila ndihmon në largimin e ndjenjës së urisë – për ç’arsye do të ndiheni të ngopur për një kohë më të gjatë.
Nuk pini sa duhet ujë
Dehidrimin zakonisht e krijon ndjenja e urisë. Nëse sapo keni ngrënë, por ende ndieni uri, pini një gotë të ujit të vakët, transmeton Koha.net. Biles, 15 minuta para çdo shujte pini një gotë ujë dhe shikoni nëse do të zvogëlohet uria pas shujtës.
Nëse nuk ndihmon asgjë nga këto që u përmendën, provoni me ushtrimet e vizualizimit. Paramendoni një hamburger të madh. Vizualizoni mirë çdo kafshatë të tij. Nëse jeni me të vërtetë të uritur, hamburgeri do t’ju duket tërheqës. Nëse nuk jeni të uritur, hamburgeri nuk do t’ju duket edhe aq tërheqës.
http://koha.net/?id=13&l=77376


