UBT

Vetëm një vit e gjysmë burg për Nebojsha Simiqin

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Gjilan – Nebojsha Simiq nga Budrika e Poshtme e Parteshit është dënuar me vetëm 1 vit e gjysmë burgim nga Gjykata Themelore e Gjilanit. Simiq dyshohej për veprën penale “ngasja në gjendje të paaftë apo të dehur”. Simiq dyshohej se nga aksidenti me veturën e tij duke vozitur i dehur dhe me shpejtësi mbi 153 km/h , kishte gjetur vdekjen pasagjerja Aleksandra Gavrilloviq.

Gjykata Themelore në Gjilan e kryesuar nga Emine Salihu kryetare e trupit gjykues e ka dënuar dhe shpallur fajtor Nebojsha Simiqin.

Simiq është dënuar me vetëm 1 vit e gjysmë burgim derisa është liruar nga paraburgimi deri në aktgjykimin e plotfuqishëm.

Avokati mbrojtës i palës së dëmtuar Shemsedin Piraj tha për rajonipress se është i shokuar me këtë dënim të ulët dhe me mënyrën se si është trajtuar ky rast.

Uji Dea

Ndryshe aktakuza e ngritur nga prokurori Arben Kadriu e ngarkonte Nebojsha Simiqin me vendbanim në Cyrih të Zvicrës se më 20 korrik 2013 në magjistralen Gjilan – Ferizaj, në Partesh i pandehuri duke drejtuar automjetin e tij nën ndikim të alkoolit dhe nga pakujdesia ka rrezikuar trafikun publik dhe ka vënë në rrezik jetën e njerëzve, ashtu që i njëjti ka shkelur ligjin për sigurinë në komunikacionin rrugor.

Simiq duke mos e përshtatur shpejtësinë e lëvizjes, kushteve në rrugë, duke vozitur automjetin në gjendje të dehur, nga shpejtësia ka humbur kontrollin mbi automjetin, lëshon shiritin e rrugës dhe kalon në anën tjetër, rrokulliset disa herë dhe përfundon i përmbysur në rrugë, ku si pasojë e këtij aksidenti lëndime të lehta pësojnë i pandehuri dhe pasagjeri Dragan Periq kurse nga plagët vdes pasagjerja Aleksandra Gavrilloviq.

Në aktakuzë thuhej se në bazë të ekspertizës së komunikacionit shkaktarë i aksidentit është i pandehuri Nebojsha Simiq, i cili nuk e ka përshtatur shpejtësinë derisa sipas simulimit kompjuterik i njëjti në gjendje të dehur ka lëvizur në shpejtësi prej 153 km/h. /rajonipress/