Fundamenti

Vetëm një orë aktivitet fizik ul rrezikun e dështimit të zemrës

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Duke ushtruar deri në një orë në ditë mund ta zvogëlojmë rrezikun e dështimit të zemrës pothuajse përgjysmë, thonë rezultatet e një studimi të kryer në Suedi.Studimi tregoi se një orë e ushtrimit të moderuar ose gjysmë ore të ushtrimit energjik janë të mjaftueshme për ta zvogëluar rrezikun e dështimit të zemrës për madje 46%, shkruan Daily Mail.

Ekspertët shtuan se shfrytëzimi i shkallëve në vend të ashensorit, ecja dhe çiklizmi janë hapa të thjeshtë të zvogëlimit të rrezikut nga sëmurja. Dështimi i zemrës e pengon pompimin e gjakut të mjaftueshëm në trup dhe zakonisht shfaqet për shkak të dobësimit të muskulit të zemrës. Rreziku i vdekjes brenda pesë vjetëve të diagnostikimit është midis 30 dhe 50 për qind, thonë ekspertët.

Studimi përfshiu rreth 40 mijë persona të moshës 20-90 vjeçare të cilët nuk kishin kurrfarë problemesh me zemrën në kohën e fillimit të studimit në vitin 1997. Hulumtimet zbuluan se njerëzit tek të cilët ishte shfaqur dështimi i zemrës ishin më të vjetër, meshkuj, më pak të arsimuar dhe në familjet e të cilëve tashmë ishte shfaqur dështimi i zemrës. Tek ata edhe ishte rritur mundësia e sëmurjes nga diabeti, shtypja e lartë e gjakut dhe kolestona.

Uji Dea

Udhëheqësi i studimit, dr. Kasper Anderson, tha se madje edhe aktiviteti i ulët fizik mund të jetë i dobishëm. “Nuk keni nevojë ta vraponi maratonën për t’i ndier përfitimet e aktivitetit fizik. Madje edhe aktiviteti shumë i ulët mund t’ju japë efekt pozitiv. Aktiviteti fizik ul rrezikun e sëmundjeve të zemrës, gjë që si rezultat e redukton rrezikun e dështimit të zemrës dhe sëmundjeve të tjera të lidhura me zemrën.”

Anderson vë në dukje se mungesa e aktivitetit mund të zgjidhet lehtë.

“Bota perëndimore e promovon mënyrën e ‘ulur’ të jetesës. Shpesh nuk ka alternativa të shëndetshme të formave të transportit, në shumë ndërtesa është vështirë madje t’i gjesh shkallët, ndërsa në shtëpi kompjuterët dhe televizioni e promovojnë uljen. Ndryshimi i madh do të ndodhte sikur të ecnim në punë, sikur ta ngisnim biçikletën ose thjesht t’i përdornim shkallët në vend të ashensorit. Hulumtimi ynë tregon se si të gjithë do ta kishim më mirë në qoftë se gjatë ditës do të lëviznim të paktën pak”, përfundon Anderson./telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.