UBT

Vetëm në janar 1293 aksidente

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Sipas statistikave të Policisë së Kosovës, gjatë janarit të këtij viti në rrugët e Kosovës kanë ndodhur 1293 aksidente, prej tyre katër aksidente fatale (gjashtë persona kanë ndërruar jetë), 321 aksidente të cilësuara me lëndime (ku lëndime kanë pësuar 689 persona). Ndërsa, aksidente të cilësuar aksidente dhe dëme kanë ndodhur 895 dhe 73 aksidente të cilësuara si godit dhe ik.

Sipas të dhënave policore rajoni që prinë për numrin e aksidenteve rrugore është Prishtina, me 613 aksidente, Peja me 132 aksidente, Mitrovica e Jugut me 109 aksidente, Prizreni me 107, Ferizaj me 103 aksidente, Gjilani me 92, Gjakova me 82 dhe Mitrovica e Veriut me vetëm 12 aksidente. Ndërkaq, në autostradat e Kosovës kanë janë regjistruar 43 aksidente, transmeton Telegrafi.

Numri i aksidenteve rrugore gjatë muajit të parë të vitit 2015, ka shënuar ngritje, për 57 aksidente më tepër, në raport me të njëjtën periudhë të një viti më parë.

Eco Higjiena

Për dallim nga janari i vitit 2015, ku janë regjistruar 1293 aksidente, në janarin e 2014-së janë regjistruar 1236 aksidente rrugore.

Ndonëse numri i aksidenteve në total ka shënuar rritje në janarin e këtij viti, në krahasim me janarin e vitit të kaluar, vërehet një rënie e aksidenteve fatale, për të njëjtën periudhë kohore.

Gjatë janarit të 2014-së janë shënuar shtatë aksidente fatale (shtatë persona e kanë humbur jetën), për dallim të janarit të 2015-së, ku janë regjistruar katër aksidente fatale (gjashtë persona të vdekur). /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.