FITORJA

Vetëm në Gjilan 173 intervenime të zjarreve

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Gjilan- Deri më tani në komunën e Gjilanit kemi pasur 173 intervenime edhe pse numri ka qenë i madh të gjitha kemi arritur t`i lokalizojmë dhe të shuhen (sa i përket territorit të komunës sonë) ka thënë Blerton Ajeti.

Sipas Ajetit për këtë numër të madh të zjarreve ka ndikuar vapa e madhe e cila po mbretëron për një kohë të gjatë. Shërbimi zjarrfikës në çdo lajmërim të marrë nga ana e qytetarëve apo institucioneve tjera ka dalë ne vend ngjarje në kohen e duhur dhe falë intervenimit efikas kanë arritur që të shpëtojnë me qindra hektarë .

Ajeti tha se male të pasterta,janë shpëtuar numër i konsiderueshëm i familjeve dhe shtëpive me një angazhim të jashtëzakonshëm të zjarrfikësve.

Tashmë jemi në fazën e temperaturave shumë të larta dhe intervenimet bëhen në bazë të prioriteteve,në bazë të shkallës së vlerësimit të rrezikshmërisë. Ne jemi të përkushtuar që të ofrojmë shërbim efikas,kujtojmë se numri i stafit te zjarrfikësve është i kufizuar dhe nuk mundemi që të gjitha ekipet tona t`i angazhojmë në terrene fushore dhe malore,duke e ditur që numri mi i madh i banorëve dhe shtëpive gjendet brenda në Qytet e ku duhet të jemi gjithmonë në gatishmëri për të ofruar intervenim të shpejtë.

FIDANISHTJA

Ajeti tha se ne operojmë dhe kemi një territor shumë të madh dhe duke ndihmuar dhe komunat fqinje në intervenime kur rreziku për ato është i lartë.
Drejtoria i falënderon qytetarët për bashkëpunim dhe në disa raste dhe angazhim bashkarishtë me zjarrfikësit për shuarjen e zjarreve.

Edhe pse mjetet e punës tek Shërbimi i Zjarrfikës janë të vjetruara falë kujdesit te personelit në mirëmbajtjen e tyre, kanë bërë që për këtë interval kohore mjetet dhe teknikat e shërbimit të jenë në gjendje për të kryer punën në mënyrën e duhur (efikase).

Ju bëjmë apel qytetarëve që të jenë të kujdesshëm sidomos gjate shfrytëzimit të piknikëve si dhe fermerët që të mos bëjnë ndezjen e hamullorëve, sepse mundë të vije deri te ndezja e pa kontrolluar e zjarreve nga erërat dhe si pasoj mundë të vije deri te shpërndarja e zjarreve në përmasa të mëdha,ku pasojat mund të jenë të paparashikueshme.

Me ligjet e Republikës së Kosovës inicimi i zjarreve është vepër penale tha Ajeti./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.