Eko Higjiena

Vetëm gjysmë luge vaj ulliri në ditë dhe do t’i keni këto efekte

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Vetëm gjysmë luge vaj ulliri në ditë, e zvogëlon rrezikun e prekjes nga sulmi në zemër për 15%, shkruan Dailymail, transmeton Gazeta Express.

Hulumtuesit nga Universiteti Harvard, kanë studiuar përafërsisht 100.000 persona mbi moshën 24- vjeçare, dhe kanë gjetur se konsumimi i përditshëm i vajit natyral të ullirit ka një sërë benefitesh për shëndetin.

Shumë ekspertë janë dakord me efektet që vaji i ullirit ka për shëndetin, mirëpo studimi i fundit tregon saktë se sa ky vaj e zvogëlon rrezikun e prekjes nga sëmundjet e lidhura me zemër.

KKVITI

Sëmundjet e zemrës dhe në përgjithësi ato kardiovaskulare, shkaktojnë 27% të vdekjeve, përqindje kjo ekuivalente me 170.000 vdekje çdo vit.

“Studimet e kaluara e kanë gjetur lidhjen në mes të vajit të ullirit dhe një shëndeti më të mirë të zemrës”, tha Dr. Marta Ferre, autore e këtij studimi.

Hulumtuesit gjithashtu e kanë gjetur se zëvendësimi i një luge me margarinë, gjalpë apo majonezë me një lugë vaj ulliri mund ta përmirësojë edhe gjendjen e pacientëve, që janë të diagnostikuar me sëmundje dhe probleme të zemrës. Ata kanë treguar se pasi që vaji i ullirit ka shumë kalori, ai nuk duhet të konsumohet në sasi të lartë, dhe se gjysmë luge në ditë është sasia e duhur. /Express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.