Mobi Casa

Vetëm faktori ndërkombëtar mund ta ruaj sovranitetin dhe integritetin territorial të Kosovës

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Gjilan – Në Bruksel dhe Washington duhet të trajtohet njëherë e përgjithmonë problemi i Karaqevës, ndryshe çdo zvarritje dhe çdo shmangie e këtij problemi e qon Karaqevën dhe Kosovën drejt një situate të palakmueshme thotë Selver Lenjani për rajonipress.

Që nga viti 2001 Serbia vazhdimisht e ka provokuar Kosovën dhe brezin kufitar. Megjithatë më të ekspozuarit karshi këtyre ndërhyrjeve të xhandarmërisë serbe, policisë, ushtrisë dhe paramilitarëve serb mbetet fshati Karaqevë.

Selver Lenjani i shqetësuar nga heshtja e politikës kosovare sërish e ka ngritur këtë problem duke kërkuar nga të gjitha nivelet shtetërore që të bëjnë trysni tek faktori ndërkombëtar, Washingtoni e Brukseli që në tavolinën e bisedimeve të trajtohet edhe rasti i Karaqevës. “Në Bruksel dhe Washington duhet të trajtohet njëherë e përgjithmonë . Problemi i Karaqevës, ndryshe çdo zvarritje dhe çdo shmangie e këtij problemi e qon Karaqevën dhe Kosovën drejt një situate të palakmueshme” thotë Selver Lenjani.

Mobi Casa

Lenjani mendon se hyrja e vazhdueshme e forcave serbe, madje e armatosur deri në dhëmbë me të gjitha llojet motorike është një luftë psikologjike që po e bënë Serbia tash e 20 vite, me të vetmin qëllim që të shpërngulen e braktisen fshatrat shqiptare në brezin kufitar.”Ne jemi të vendosur që të qëndrojmë në tokat tona shekullore dhe nuk mund të na zbraz asnjë provokim I Serbisë” tha Lenjani.

“Faktori ndërkombëtar si Brukseli, Washingtoni, New Yourku, Boni, Parisi, Londra, Gjeneva duhet të na mbështesin në ruajtjen e sovranitetit dhe integritetit territorial të Republikës së Kosovës. Janë të njoftuar me shkrim nga Bashkësia lokale Karaqevë si presidenti, kryeministri, si dhe kryeparlamentarja dhe shefi i grupit negociator Skender Hyseni” tha në fund Lenjani./rajonipress/