United Hospital

Vetëm dje në Viti janë lëshuar 100 fletëparaqitje për ata që nuk respektuan masat kundër përhapjes së virusit COVID-19

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Viti – Komiteti Komunal për Mbrojtje dhe Shpëtim (KKMSH) në mbledhjen e rregullt të mbajtur sot ka folur për gjendjen e pandemisë në komunën e Vitisë. Në këtë mbledhje zv. Kryetari i Komunës së Vitisë, Hasan Aliu, ka potencuar se janë edhe 61 raste aktive me COVID-19 në këtë komunë ndërsa nga 232 qytetarë janë shëruar 157 prej tyre.

Ai kërkoj nga qytetarët që të respektojnë masat kundër përhapjes së këtij virusi, të mbajnë maskat, të ruajnë distancën dhe të mbajnë higjienën personale.

Aliu tha se vetëm kështu mund të ulët numri i të infektuarave dhe ruhet shëndeti publik. Ndërkaq Komandanti i Stacionit Policor në Viti, Kapiten Afrim Halili, bëri me dije se vetëm dje policia në Viti, ka lëshuar 100 fletëparaqitje ndaj personave që nuk respektuan masat kundër virusit COVID-19.

Mobi Casa

Ai bëri me dije se kontrolle të tilla do të bëhen vazhdimisht në bashkëpunim me inspeksionin dhe do të lëshohen fletëparaqitje për personat që nuk respektojnë masat kundër përhapjes së këtij virusi pandemik.

Ndërsa Skënder Ahmeti, Drejtor i Inspekcionit në Viti, tha se inspekcioni është duke punuar ngushtë me policinë që të respektohen masat kundër këtij virusi dhe bëri me dije se inspeksioni në Viti është duke vazhduar me dërgimin e urdhëresave për vetë izolim të personave të prekur me virus.

Poashtu gjatë këtij takimi zv. Kryetari Aliu, bëri me dije se shkaku i një stuhie dhe breshëri që ka rënë ditëve të fundit ka dëme edhe në sektorë bujqësor dhe ekonomitë familjare dhe do të shikohen mundësitë që komisionet përkatëse të evidentojnë dëmet dhe që në të ardhmen të kërkohet ndihmë nga organet përgjegjëse që ata të dëmshpërblehen./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.