UBT

Vetëm banditët refuzojnë drejtësinë

/ 11 minuta lexim
Mobi Casa

Duke analizuar zhvillimet dramatike dhe ballafaqimin e deputetëve të VV-së me Policinë e Kosovës të premten e javës së kaluar, kundërshtimin e tyre që të paraqiten në organet e drejtësisë për dyshimet e ngritura, duke mos i njohur institucionet dhe simbolet e shtetit, pavarësisht që duke bërë politikë duan të bëhen pjesë e këtyre institucioneve, analistët e shtrojnë një pyetje të madhe se për çfarë shteti ligjor, apo joligjor është Lëvizja “Vetëvendosje”, që nuk i përgjigjet atij edhe kur ftohet zyrtarisht e ligjërisht nga institucionet me bazë kushtetuese të këtij shteti?

Organet ligjore duhet të respektohen nga të gjithë

“Pavarësisht faktit se janë apo jo fajtorë, ikja e Albin Kurtit dhe e deputetëve të tjerë të VV-së, nga drejtësia dhe gjykatat e ngritura me Kushtetutë të vendit, është shembulli më i keq i mundshëm i rebelimit banditesk ndaj shtetit ligjor. Shmangia e tyre nga drejtësia nuk bëhet vetëm për marketing politik dhe me shpresën se populli do t’i shohë përherë si viktimë e vetme”, u shpreh për gazetën “Kosova Sot” analisti Gani Qarri

Duke analizuar zhvillimet dramatike dhe ballafaqimin e deputetëve të VV-së me Policinë e Kosovës të premten e javës së kaluar, kundërshtimin e tyre që të paraqiten në organet e drejtësisë për dyshimet e ngritura, duke mos i njohur institucionet dhe simbolet e shtetit, pavarësisht që duke bërë politikë duan të bëhen pjesë e këtyre institucioneve, analistët e shtrojnë një pyetje të madhe se për çfarë shteti ligjor, apo joligjor është Lëvizja “Vetëvendosje”, që nuk i përgjigjet atij edhe kur ftohet zyrtarisht e ligjërisht nga institucionet me bazë kushtetuese të këtij shteti?

Sipas analistëve politikë, pavarësisht se a janë fajtorë apo jo deputetët e VV-së për hedhjen e gazit lotsjellës në sallën plenare të Parlamentit, ikja nga gjykatat e vendit të përcaktuara me Kushtetutë e ligj është shembulli më i keq i rebelimit ndaj shtetit ligjor, që ata japin për qytetarët e vendit. Sipas tyre, shmangia nga drejtësia po bëhet qëllimisht si një lojë teatrale vetëm për marketing politik, duke menduar e duke shpresuar se populli përkrah viktimën, në këtë rast “Vetëvendosjen”, e cila vetëm e tillë nuk është. Kjo për më tepër është një kulturë jodemokratike e jocivilizuese që po japin e instalojnë në vend krerët e Lëvizjes “Vetëvendosje”, duke kultivuar e duke i preferuar elektoratit çdo lloj dhune,vetëm e vetëm për të marrë pushtetin nga i cili me çdo kusht e mjet duan të përfitojnë pandalshëm e kundërligjshëm përmes korrupsionit e krimit të organizuar, siç dëshmuan për katër vjet të tyre të inkriminuara në Prishtinë. Sipas analistëve, një subjekt i tillë politik nuk mund të pritet se do të ndërtojë shtet ligjor, derisa drejtohet e sundohet nga anarkistët, të cilët mendojnë se janë mbi ligjin, bile që mund të rrahin edhe pjesëtarët e policisë së shtetit, të shkatërrojnë pronat që paguhen nga tatimpaguesit e shumëç- ka tjetër, vetëm e vetëm që të marrin pushtetin, nga i cili përfitojnë dhe mund të bëhen të pasur kriminalisht!

Inskenimi i “spektaklit” politik

Analisti politik Reshat Badallaj thotë se Klubi “Vetëvendosje” këtë akt qyqar e ka bërë vetëm për t´ia rritur namin vetes, por kjo nuk pi ujë, sepse tashmë populli i ka kuptuar dredhitë e tyre, dhe kjo më nuk zë vend. “‘Vetëvendosja’ e ka ditur që duhet paraqitur në gjyq dhe nuk e bëri me qëllim këtë, sepse e dinte që do të arrestoheshin dhe pikërisht zgjodhi para Kuvendit që të bëjnë spektakël dhe shou, për të përbuzur shtetin deri në urrejtje dhe për t´ia rritur vlerën ‘Vetëvendosjes’, duke harruar se populli i di të gjitha aferat dhe skandalet e tyre deri te jahti dhjetëra-milionësh dhe sallamaditë e tyre me dyzen ahengjesh”, u shpreh ai. “Edhe pse është i kalbur sistemi gjyqësor te ne, edhe pse ky sistem është i kapur nga mafio-oligarkët dhe bandat e tjera politike, ligjërisht duhet përgjigjur thirrjes. Kur jemi këtu domosdoshmërisht këtij klubi dua t´ia përkujtojë Sokratin. Sokrati kur ishte dënuar me vdekje, me pirjen e kupës me helm, disa shpëtimtarë ia futën çelësin e derës së burgut në bukë, për të hapur derën natën dhe për të ikur e për t´i shpëtuar vdekjes. Ai nuk iki dhe të nesërmen paraqitet para gjyqit. Nxjerr çelësin dhe tregon para trupit gjykues. Ja ku e kam pasur çelësin për të ikur dhe trupi gjykues merr çelësin dhe provon se a i bie tamam derës së burgut. Çelësi ishte tamam dhe kryetari i trupit gjykues e pyete Sokratin: Përse nuk ike? Sokrati i përgjigjet:” Një njeri që jeton në shtetin e tij duhet përgjigjur ligjeve të tij…”, tha Reshat Badallaj.

GRANDEMALL

Modeli më i keq antiligjor

Analisti Gani Qarri pohon se është tejet interesant fakti se si në të gjitha prononcimet e veta, Lëvizja “Vetëvendosje”, përkundër krejt veprimeve antiligjore që bën, deklaron se si prioritet kryesor i saj qenka, “të sundojë rendi dhe ligji” edhe në Kosovë. “Në të njëjtën kohë, i njëjti segment politik dhe vetë po kjo Lëvizje, gjegjësisht udhëheqësit kryesorë të saj, japin shembullin më të keq të mundshëm, të kundërvënies dhe mosrespektimit të institucioneve ligjore dhe të drejtësisë së shtetit tonë. Kështu Lëvizja ‘Vetëvendosje’, tash e sa kohë, vërtet po e sfidon në mënyrë publike, jo vetëm policinë dhe drejtësinë, por edhe shtetin e Kosovës përmes veprimeve të saj të dhunshme dhe të pashembullta anarkiste”, u shpreh ai. “Pjesëtarët e këtij segmenti politik, nuk është hera e parë e ndoshta as e fundit, që me kaq ashpërsi i kundërvihen ligjit dhe shfaqin rezistencën e tyre agresive kundër policisë në detyrë, duke organizuar edhe skena të pahijshme para syve të publikut të Kosovës edhe kur forcat e rendit detyrohen të ndërmarrin veprime përkatëse në mbrojtje të rendit e ligjit dhe institucioneve të shtetit, në pozitat e të cilit pretendojnë me të gjitha metodat dhe mënyrat e lejuara dhe të palejuara, gjithsesi të vijnë”, vijoi më tutje Qarri. Sipas tij, për masën e gjerë mbetet përherë e pakuptueshme se për çfarë shteti ligjor mund të flasë Lëvizja “Vetëvendosje”, kur që nga anëtarët e thjeshtë të saj e deri te udhëheqësit kryesorë, kurrë nuk treguan respekt për këtë shtet as u përgjigjën qoftë edhe një herë të vetme në mënyrë të kulturuar dhe njerëzore ndaj ftesave zyrtare dhe të obligueshme ligjërisht, qofshin ata edhe krejt të pafajshëm. “Pavarësisht faktit se janë apo jo fajtorë, ikja e Albin Kurtit dhe e deputetëve të tjerë të VV-së nga drejtësia dhe gjykatat e ngritura me Kushtetutë të vendit, është shembulli më i keq i mundshëm i rebelimit banditesk ndaj shtetit ligjor. Shmangia e tyre nga drejtësia nuk bëhet vetëm për marketing politik dhe me shpresën se populli do t’i shohë përherë si viktimë e vetme dhe i përkrah ata sa herë rebelohen si kalamajtë, por edhe për të shprehur hapur mohimin e shtetit të Kosovës dhe mosnjohjen e institucioneve të saj, të ndërtuara me kaq shumë mund, vuajtje dhe sakrifica nga shumë gjenerata të popullit tonë”, potencoi ai. “Me veprime të tilla perfide kundër shtetit dhe ligjit, ‘Vetëvendosje’ vërtet gjithçka tjetër mund të jetë, por jo edhe viktimë, e cila me përpjekjet e saj arrogante e perverse, përpiqet që edhe në mënyrë publike të promovojë veprime dhune, të pakulturuara, jodemokratike dhe aspak civilizuese, vetëm e vetëm për të marrë pushtetin me forcë dhe agresivitet, për të përfituar me çdo kusht, pandalshëm dhe kundërligjshëm, duke mos hezituar të bashkëpunojnë as me njerëz të korruptuar dhe mafio-oligarkët kryesorë të krimit të organizuar, siç dëshmuan edhe në të kaluarën”, tha Gani Qarri për “Kosova Sot”.

Manipulimi i qytetarëve

Edhe analisti Skënder Mulliqi thotë se në një shoqëri të mirëfilltë demokratike – A-ja e demokracisë është zbatimi i ligjit dhe Kushtetutës së shtetit ligjor, e që nga ky subjekt politik asnjë nga këto nuk po respektohen. “Te mos respektosh drejtësinë, do të thotë se je anarkist apo më saktë mendon se je mbi drejtësinë. Pra, ‘VETËVENDOSJE’, lidershipi i saj, ashtu si dhe partitë e tjera aktuale shqiptare, kanë për koncept demokratik vetëgjyqësinë dhe korrupsionin. Demokracia së pari pretendon paqen, stabilitetin dhe zbatimin e ligjit, dhe askush nuk është mbi ligjin. Opozita ka të drejtën e akumulimit të pakënaqë- sive popullore, për të bërë opozitën në Parlament, si dhe të drejtën edhe për protesta paqësore, duke përjashtuar dhunën dhe verbalizmin për të marrë pushtetin”, theksoi ai. “Nuk mundet dhe nuk është e pranueshme në demokraci, që opozita të manipulojë qytetarët dhe të justifikohet se është për interesin publik dhe atë kombëtar, duke përdorur forma dhe mjete kundër dhe jashtë-institucionale për interesa pushteti dhe korrupsioni, siç vepron ‘VETËVENDOSJE’, forma këto tipike anarkisto-komuniste dhe antidemokratike”, vijoi më tej Mulliqi. “Se sa seriozisht e ka ‘VETËVENDOSJE’ patriotizmin, ligjin dhe luftën kundër korrupsionit e ka treguar qeverisja e saj për Prishtinën , dhe prandaj edhe votuesit në Kosovë i dhanë në zgjedhjet e fundit vendore ndëshkimin e merituar në rang Republike, dhe jo vetëm asaj’ por edhe Partisë Demokratike të Kosovës, ku kjo e fundit e ka sunduar politikën dhe pushtetin në Kosovë”,tha Skënder Mulliqi.

Troket diktatura

Analisti Ali Hertica thotë se duhet thënë për hir të së vërtetës, se në vendin tonë kemi edhe formën e shtetit të diktaturës. “Përkundër kësaj, kemi edhe ligjet e demokracisë që në Republikën e Kosovës në vitin 2008 ku u pranuan ndërkombëtarisht si “shtet”, por këtë demokraci e zëvendësoi marrëzia instiktive e njerëzve që asnjëherë nuk duan ta njohin shtetin dhe pushtetin e aq më pak ligjet e funksionimit të tij. Dhe, e gjithë kjo pasi shoqëria jonë e dalë në demokraci, ende nuk ishin shkëputur nga reminishencat e së shkuarës të një sistemi komunist të disa partive politike që sot e kanë buxhetin po nga ky shtet dhe jetojnë në këtë shtet”, potencoi ai. “Në këtë kuptim, është e drejtë të thuhet se shteti është një arbitër në një shoqëri pa marrë parasysh se kushdo qoftë, me gjithë komponentët e tij që gjithnjë duhet të jetë i mirë-organizuar dhe në themel të tij të jenë parimet themelore demokratike”, potencoi Hertica. Ndërsa, analisti Mustaf Kadriaj thotë se është fakt që ky vend në masë është i korruptuar. “Mospërfillja e ftesave zyrtare nga liderët dhe njerëzit e fortë është më se “normale” këtu në Kosovë. Por, skenari i fundit i Lëvizjes ‘Vetëvendosje’ për të bërë spektakël medial dhe njëherësh për t’u paraqitur si viktimë para opinionit, tregon që të gjithë kauzën e kanë për poenë politike. E them këtë, sepse po të ishin aq të pafajshëm, siç pretendojnë liderët e tyre dhe pasuesit e tyre, do të shkonin pa hezitim para organeve”, vijoi më tej ai. Sipas tij, tanimë VV-ja më shumë i ngjan një sekti fetar, që veprojnë me absolutizma, sesa si parti politike, duke theksuar se vetëm ata e kanë mirë dhe askush tjetër, si dhe kush nuk mendon si VV-ja të shihen si armiq. “Ku mbeti kauza për Republikë dhe shtet ligjor e ‘Vetëvendosjes’, kur nuk i përgjigjet ftesës së gjykatës… pse ikin kur deklarohen që janë të pafajshëm? Me cilën të drejtë pengohen zyrtarët policorë”, potencoi Kadrijaj. Ai vlerë- son se këto veprime të Lëvizjes “Vetëvendosje” mund të jenë shembull i keq për të rinjtë dhe dekurajues për investitorët.

(Kosova Sot)

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.