Fundamenti

Vetëm 35 inspektorë të punës janë aktiv në Kosovë, Millaku kërkon mbështetjen e Qeverisë

/ 3 minuta lexim
Mobi Casa

Zëvendëskryeinspektori i Inspektoratit të Punës, Agim Millaku në një intervistë për Ekonomia Online tha kanë ta angazhuar 35 inspektorë që bëjnë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në gjithë territorin e Kosovës.Millaku tha se numri i inspektorëve është i vogël krahasuar me numrin e madh të bizneseve.

Sipas tij, ligji ka përcaktuar shkallën e gjobave dhe inspektorët e kanë të drejtën e shqiptimit të tyre kur hasen në shkelje të të drejtave.“Tani për tani i kemi 35 inspektorë që ushtrojnë mbikëqyrjen e zbatimit të ligjeve në gjithë territorin e Kosovës. Prej 35 inspektorëve, 8 i kemi serb, 27 të tjerë janë komuniteti shqiptar. Është numër i vogël krahasuar me numrin e madh të bizneseve dhe problematikave që shtrohen para shoqërisë tonë në raport me punëdhënës dhe punëmarrës por edhe nga siguria dhe shëndeti në punë”.

FITORJA

“Shkeljet e punëtorëve janë nga më të ndryshmet. Por problemi më i madh është shkelja e të drejtave nga siguria dhe shëndeti në punë sepse aty atakohet jeta dhe shëndeti i punëtorëve në punë. Për momentin ligji ka përcaktuar shkallën e gjobave, ku inspektorët e kanë të drejtën e shqiptimit të gjobave”, tha Millaku.Tutje, ai shtoi se palët e pakënaqur me vendimet e Inspektoratit të Punës mund të ngrisin rastin në gjykatë.Numri më i madh i aksidenteve rezulton të jetë nga sektori i ndërtimtarisë, andaj Millaku kërkon më shumë përkrahje nga Qeveria e Kosovës, raporton EO.

“Rastet në gjykatë shkojnë me konflikt administrativ, palët e pakënaqur me vendimet e inspektorëve të punës mund të ngrisin rastin në gjykatë. Kur ka raste të lëndimeve në punë dhe elemente të veprave penale, atëherë raportin e përcjellim në prokurori dhe prokurori është ai që vendos a të vazhdohet më tutje. Që nga fillim i punës e deri tek përfundimi i punës i shkelet e drejta punëtorit”.“Ne kemi problematikën kryesore sepse numri më i madh i aksidenteve ka rezultuar të jetë nga ndërtimtaria. Por nuk do të thotë që nuk kemi rrezik potencial edhe në veprimtari të tjera qoftë në prodhim, qoftë tregti e transport që nuk përjashtohet mundësia e aksidenteve. Nga Qeveria kërkojmë përkrahje më të madhe dhe kanë një synim të mirë në kuptimin e ndihmës në konsolidimin e inspektoratit të punës në tersi”, tha ai.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.