Fundamenti

Vetëm 28 për qind e të punësuarve në institucione publike në Luginë janë shqiptarë

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Vetëm 28 për qind e të punësuarve në institucionet publike të Luginës së Preshevës janë shqiptarë, apo nga 5 mijë e 472 të punësuar janë 1 mijë e 542 pjesëtarë të komunitetit shqiptar.

Këto të dhëna kanë rezultuar nga hulumtimi “Fakte në numra” të Këshillit Kombëtar Shqiptar, ka njoftuar kryetari në detyrë i këtij Këshilli, Ragmi Mustafi.

Në një postim në Facebook, ai ka shkruar se Lugina e Preshevës është rajoni me pagën mesatare rreth tri herë më të ulët se Beogradi.

“Ndër më të pazhvilluarit e të varfër me papunësinë mbi 60%, komuniteti shqiptar vuan nga nënpërfaqësimi, mosintegrimi dhe diskriminimi në mungesë të vullnetit politik. Centralizimi i institucioneve me një diskurs albanofobik ka dezintegruar Luginën dhe ka agravuar segregacionin”.

ARKATANA

“Sot kemi më pak gjykata e gjykatës në Luginë seç kishim para një dekade. Më (as)pak prokuror, më pak polic, më (as)pak zjarrfikës, më (as)pak inspektor republikan e shumë institucione nuk kanë asnjë shqiptar të përfshirë (kadastra, etj.)”, ka thënë Mustafi.

Ndryshe, në institucione dhe ndërmarrje publike të Komunës së Medvegjës sipas tij, punojnë 6 për qind shqiptarë, apo nga 538 të punësuar 32 janë shqiptarë.

“Në komunën e Bujanocit në institucione ndërmarrje publike punojnë 35 për qind shqiptarë, apo nga 2 mijë e 11 janë 695 shqiptarë. Në komunën e Preshevës në institucione dhe ndërmarrje publike punojnë 66 për qind apo nga 1 mijë e 205 të punësuar janë 801 shqiptarë sipas hulumtimit ‘Fakte në numra’ të Këshillit Kombëtar Shqiptar”, ka përfunduar Mustafi. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.