Fundamenti

Vetëm 20 minuta ushtrime për të ulur pezmatimin

/ 2 minuta lexim
FITORJA

Një studim i ri tregon se vetëm 20 minuta ushtrime në ditë mund të ulin rrezikun nga pezmatimi në trupin e njeriut.

Përfitimet afatgjata të aktivitetit fizik janë të shumta, duke përfshirë reduktimin e rrezikut të sëmundjeve kardiovaskulare, përmirësimin e metabolizmit dhe kontrollit të peshës sikurse edhe forcimi i zemrës, muskujve dhe eshtrave.

Sipas Departamentit Shtetëror Amerikan për Shërbime Shëndetësore dhe Njerëzore, një dozë e rregullt e aktivitetit fizik ulë tensionin e gjakut dhe redukton rrezikun e diabetit të tipit 2, gjithashtu edhe të disa formave të kancerit.

Studimi i ri i publikuar në revistën “Truri, Sjellja dhe Imuniteti”, hulumton përfitimet e ushtrimeve 20 minutëshe dhe efektit për sistemin imunitar trupor, transmeton Indeksonline.

ARKATANA

Hulumtuesit nga Universiteti i Kalifornisë, Shkolla e Mjekësisë së San Diegos supozojnë se ushtrimet prej vetëm 20 minutash në ditë mund të ulin inflamacionin në trupin e njeriut, nëpërmjet aktivizimit të sistemit nervor simpatik.

Sistemi nervor simpatik ndihmon në rritjen e rrahjeve të zemrës, tensionit të gjakut, shkallën e frymëmarrjes. Ushtrimet fizike aktivizojnë këtë sistem për të ndihmuar trupin të qëndrojë në formë.

Gjatë kësaj kohe, trupi liron hormone sikurse epinefrina dhe norepinefrina në sistemin e qarkullimit të gjakut gjë e cila aktivizon receptorët adrenergjik të qelizave të imunitetit./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.