Vetëdorëzohet në polici grabitësi i shumë kërkuar Visar Uruqi

/ 2 minuta lexim

Gjilan – Visar Uruqi i kërkuar për një kohë të gjatë nga policia e Gjilanit është vetëdorëzuar në policin e Gjilanit i dyshuar së bashku me Hamdi Qerimin dhe Bajram Azemin kanë marrë pjesë në grabitjen e datës 6 qershor 2013 ku e kanë dëmtuar viktimën Sh.Limani.

Është dorëzuar vet në policin e Gjilanit grabitësi i tretë dhe i shumëkërkuar Visar Uruqi. Uruqi së bashku me të dyshuarit tjetër Hamdi Qerimin dhe Bajram Azemin dyshohen se më 6 qershor kanë hyrë në shtëpinë e viktimës Sh.Limani ku kanë marrë para dhe ari.

Visar Uruqit i është caktuar masa e ndalimit prej 48 orësh derisa ai ka dhënë deklaratë në polici. Uruqi e ka pranuar faktin se ka marrë pjesë në grabitje, por ka thënë se nuk i kujtohet asgjë meqë ka qenë nën ndikimin e alkoolit.

Fundamenti

Visar Uruqi sipas dëshmisë që ka deponuar në polici e që e ka siguruar rajonipress ka thënë se një kohë është strehuar në Durrës ku është financuar nga xhaxhai i tij. Në pyetjen e policisë se kush e ka organizuar planin për vjedhje Uruqi ka thënë se ideja është projektuar nga Hamdi Qerimi.

Uruqi ka shprehur keqardhje për rastin dhe ka kërkuar falje publike për të dëmtuarën.”Ndihem tmerrësisht i dëshpëruar në vetën time dhe ndjej keqardhje për veprën e kryer” ka thënë Uruqi.

Ndryshe gjykatësi i procedurës paraprake duhet të vendos më vonë për masën e paraburgimit./rajonipress/