Fundamenti

“Vetëdorëzohet” në Kragujevc vrasësi i Adem Byqmetit

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Gjilan – I dyshuari kryesor për vrasjen e Adem Byqmetit nga Poneshi i Gjilanit, Radovan Stojiq dhe Ivan Stojiq i dyshuar për tentim vrasje janë vetëdorëzuar në Gjykatën e Kragujevcit, ku edhe u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh. Kryeprokurori Jetish Maloku tha për rajonipress se edhe pse kanë informacione që serbi i dyshuar është vetëdorëzuar në Gjykatën paralele në Kragujvec, përkundër kësaj ata do të kërkojnë përmes kanaleve ndërkombëtare që serbi i dyshuar të gjykohet në vendin edhe ku është kryer vrasja , pra në Gjilan.

Prokuroria Themelore në Gjilan dhe policia kanë lëshuar fletëarrest ndërkombëtar për të dyshuarin kryesor që vrau më 17 janar 2013 Adem Byqmetin (1973) nga Poneshi i Gjilanit i cili qe vrarë tek vendi i quajtur “Mali i Letevcit” në Ponesh derisa po prente dru me të vëllain Ramizin, i cili gjithashtu ishte plagosur rëndë.

Sipas burimeve tona tashmë i dyshuari kryesor Radovan Stojiq është vetëdorëzuar në Gjykatën paralele në Kragujevc.

Kryeprokurori i Prokurorisë Themelore në Gjilan Jetish Maloku tha për rajonipress se kanë shfrytëzuar rrugën e fundit dhe kanë lëshuar fletëarestin ndaj të dyshuarit kryesor. “Ne tashmë e kemi lëshuar fletëarrestin dhe po presim që ai të zbatohet edhe pse kemi informacione që serbi i dyshuar është vetëdorëzuar në Gjykatën paralele në Kragujvec. Përkundër kësaj ne do të kërkojmë në kanalet tona ndërkombëtare që serbi i dyshuar të gjykohet në vendin edhe ku është kryer vrasja , pra në Gjilan” tha Maloku.

Ndryshe menjëherë pas vrasjes ishte arrestuar nga policia e Gjilanit , Momqillo Stojiq rreth moshës 27 vjeçare.

Burimet tona të besueshme nga Prokuroria dhe policia thanë se ata tashmë janë njoftuar edhe zyrtarisht nga UNMIK-u dhe drejtoria për bashkëpunim ndërkombëtarë se dy të dyshuarit kryesor për vrasjen e Adem Byqmetit, Radovan Stojiq i dyshuar për “vrasje” (1969) dhe Ivan Stojiq i dyshuar për “tentim vrasje”, janë vetëdorëzuar në Gjykatën paralele të Gjilanit me seli në Kragujevc.

ARKATANA

Sipas këtyre burimeve ata janë vetëdorëzuar më 21 janar 2013 dhe u është caktuar masa e paraburgimit prej 30 ditësh.

Por prokurori i rastit Afrim Shefkiu tha për rajonipress se dy të dyshuarit kryesor duhet të përgjigjen për veprën e kryer në departamentin e krimeve të rënda në Gjykatën Themelore të Gjilanit.

Shefkiu tha se për vrasjen në Ponesh tashmë ndodhet në burgun e Gjilanit edhe Momqillo Stojiq i cili s`ka pranuar asgjë. “Ne presim që të martën ta intervistojmë Momqillo Stojiqin, por fokusi kryesor mbeten dy të dyshuarit kryesor që tashmë ndodhen në Serbi” tha Shefkiu.

Edhe familja e Adem Byqmeti kishte kërkuar nga policia dhe prokuroria që të bëjë të pamundurën që vrasësi të kapet në Kosovë.

Madje, Ramiz Byqmeti i plagosur ditën kritike me të vëllain e tij Ademin tha për rajonipress se vetëdorëzimi i vrasësit në Kragujevc është një kurth e përgatitur nga vet shteti serb. “Atje ai ka mundësi të dënohet pak dhe të shpëtojë si është më së miri. Neve nuk na kënaq ky arrestim. Ai na vrau në tokën tonë dhe duhet të marrë dënimin e merituar pikërisht në Gjilan” tha Ramizi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.