Fundamenti

Vetëdorëzohet kosovari që kishte plaçkitur bankën!

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Ai ka thënë se e ka ndjerë një ngarkesë të madhe si dhe e ka brejtur ndërgjegjja për veprën që ka bërë. Por, në fakt, policia tashmë kishte indikacione që drejtonin dyshimin për autorësinë e vjedhjes te 21 vjeçari.

Pasditen e djeshme në Policinë Kantonale të Cyrihut është paraqitur një kosovar i moshës 21 vjeçare me ç`rast ka deklaruar se ai vet është autori i plaçkitjes së bërë më 22 dhjetor në një filial banke në Männedorf të Kantonit të Cyrihut. Duke e denoncuar veten, i riu ka dorëzuar edhe një pjesë të shumës së parave që kishte grabitur atë ditë.

Si shkak që e ka shtyrë të vetëdenoncohet, ai ka thënë se e ka ndjerë një ngarkesë të madhe si dhe e ka brejtur ndërgjegjja për veprën që ka bërë. Por, në fakt, siç shkruan zuonline.ch, policia tashmë kishte indikacione që drejtonin dyshimin për autorësinë e vjedhjes te 21 vjeçari.

ARKATANA

Në sulmin e bërë më 22 nëntor ai kishte kërcënuar me një armë të ftohtë punëtoren e cila ndodhej aty e vetme, transmeton albinfo.ch Ajo ia ka dorëzuar plaçkitësit një shumë parash, që, sipas policisë bëhet fjalë për disa mijëra franga.

Policia e ka arrestuar personin në fjalë dhe ndaj tij është ngritur kallëzim penal

http://www.albinfo.ch/vetedorezohet-kosovari-qe-kishte-plackitur-banken/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.