United Hospital

Vetëdija e publikut e rëndësishme për të fuqizuar etikën dhe llogaridhënien

/ 3 minuta lexim
ARKATANA

Kamenicë – Qëllimi i kësaj tryeze është të rrisë vetëdijen e publikut, fuqizimin e etikës publike dhe llogaridhënies në nivel lokal si dhe të theksoj rolin dhe përgjegjësit e komunës që të jetë transparente, për informacione të qasshme për publikun, vendim-marrje komunale transparente dhe të përgjegjshme për trupat e legjislativit.

Në kuadër të projektit “Promovimi i Kodit te Etikës dhe përmirësimi i llogaridhënies dhe transparencës ne Kamenicë” të financuar nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Prishtinë dhe të zbatuar nga OJQ Network of Peace Movement/Rrjeti i Lëvizjes Paqësore (NOPM) ka organizuar një punëtori mbi etiken dhe llogaridhënien për organet e legjislativit.

Në këtë punëtori kanë marrë pjese: anëtarët e kuvendit komunal, anëtarët e komiteteve konsultative, shefi i zyrës se informimit, përfaqësues të organizatave të shoqërisë civile, si dhe përfaqësues të mediave lokale.

Fjalën hyrëse të kësaj punëtorie e ka bërë projekt menaxherja Besime Tusha e cila në fillim ka shpjeguar në pika të shkurta ecurinë e projektit si dhe për rendësin, qëllimet e kësaj punëtorie që ka të bëjë kryesisht me prezantimin e draft kodit të etikës për të zgjedhurit e popullit si dhe me prezantim mbi etikën dhe transparencën në administratën komunale si dhe obligimet e legjislativit ndaj llogaridhënies.

Hidromorava

Qëllimi i kësaj tryeze është të rrisë vetëdijen e publikut, fuqizimin e etikës publike dhe llogaridhënies në nivel lokal si dhe të theksoj rolin dhe përgjegjësit e komunës që të jetë transparente, për informacione të qasshme për publikun, vendim-marrje komunale transparente dhe të përgjegjshme për trupat e legjislativit.

Pas prezantimit shumica e pjesëmarrësve kane diskutuar lidhur me draft kodin e etikës që ka të bëjë me të zgjedhurit si dhe kanë shprehur mendimet sa i përket këtij drafti i cili i ka munguar kuvendit komunal dhe pas përfundimit të hartimit të draft kodit të etikës këshilltaret e kuvendit komunal kanë thëne se do të debatojnë edhe në kuvend po sa të futet në rend dite dhe do të votohet nga ana e tyre.

Në fund të punëtorisë është bërë identifikimi i sfidave si dhe janë nxjerrë rekomandimet që kanë të bëjnë me kodin e etikës dhe llogaridhënies tek legjislativi./rajonipress/

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.