United Hospital

Vetë aksidentohet vetura në rrugën Qarkore, lëndohen tre persona

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Gjilan – Një veturë është aksidentuar në rrugën Qarkore në drejtim të rrugës Cërrnicë – Kravaricë të hënën rreth orës 19.00. Vetura sipas mjekëve në emergjencën e spitalit e ka humbur kontrollin dhe për pasojë lëndime kanë marrë tre persona. Selami Kurteshi tha për rajonipress se të lënduarit kanë pësuar lëndime sipërfaqësore dhe gërvishtje.

Pasi ka humbur kontrollin një veturë është përplasur disa herë dhe për pasojë lëndime kanë pësuar tre persona. Vetura e rrokullisur dukej shumë e dëmtuar ashtu edhe siç shihet nga fotoja në vendin e ngjarjes nga rajonipress.

Selami Kurteshi zëdhënës i spitalit të Gjilanit tha për rajonipress se vetura e cila vozitej nga një femër ka humbur kontrollin dhe është vetë aksidentuar. Kurteshi tha se tre të lënduarit janë dërguar me urgjencë në emergjencën e Gjilanitdhe janë duke u trajtuar.

FIDANISHTJA

Sipas mjekut kujdestar në ekzaminimin fillestar vërehen lëndime sipërfaqësore me gërvishtje dhe pacientët janë me vetëdije. “Tani në këto momente janë duke u bërë edhe ekzaminime rentgenologjike dhe analizat e gjakut, dhe pas ekzaminimit komplet do të konstatohet shkalla e lëndimit” tha Kurteshi.

Aksidentin e ka konfirmuar edhe Ismet Hashani. Sipas tij vozitësja femër dhe dy pasagjerët e vetë aksidentuar kanë pësuar lëndime të lehta dhe janë jashtë rrezikut për jetën./rajonipress/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.