Uji Dea

Vespat italiane lobojnë për liberalizimin e vizave për Kosovën

/ 3 minuta lexim
GRANDEMALL

Kosova po përjeton këto ditë një ndër lobimet më simpatike rrugëve të Europës.Një grup kosovarësh i pasionuar pas skuterave kanë marrë rrugë në drejtim të Belgjikës. Të gjithë skuterat mbajnë mbishkrime të mëdha „Kosovo“.

Kanë tabelat e regjistrimit të Kosovës më të cilat zgjojnë kurreshtjen e njerëzve të rastit duke kaluar brigjeve të adriatikut në Slloveni dhe më pas në shtëpinë e vespave në Itali.

Aty ku shigjeta e Amorit ka kohë që ka pushtuar zemrat e italianëve për Vespën. Sidomos kur kjo dashuri e lëvizjes mbi dy rrota të vogla të Vespës kalon kufijtë e vendit të origjinës. Prezenca e vespave nga Kosova nuk kanë kaluar dot vendin e apeninneve pa zgjuar vëmëndjen edhe të medieve italiane. Të cilat kanë shkruar për klubin Vespa të Kosovës.

Dhe s’ka dyshim që dashuria për Vespën është pasion që kalon çdo imagjinatë. Ndryshe nuk do të mund të kuptohej aventura e shtatë djemve nga Prishtina, të cilët për dy javë do të lobojnë rrugëve të përendimit me „Vespa Club Kosovo“ për lëvizjen e lirë edhe të qytetarëve të Kosovës.

Qëllimi i këtij udhëtimi ështëta përfaqësojnë shtetin e Kosovës në takimin „Vespa World Days 2013“ në Hasselt të Belgjikës, që do të mbahet këtë fundjavë, 20 deri më 23 qershor, na thotë kryetari i klubit, Luan Berisha.

Duke marrë pjesë për herë të parë në këtë ngjarje, ata dëshirojnë të zgjerojnë dhe promovojnë projektin „Kosova Young Europeans“.

HW

„Paraqitja e motoçiklistëve nga Kosova synon ta ngrejë vetëdijen qytetarëve të Bashkimit Europian për problemet e udhëtimit të kosovarëve, duke lobuar kështu me vespat italiane për liberalizimin e vizave për qytetarët e Kosovës“, tregon Luani.

„Udhëtimi ka kaluar nëpër disa nga pjesët më atraktive të Europës për motorristë, përfshirë këtu edhe vendkalimet e larta italiane, si Passo Stelvio dhe Passo Sella, e për të kaluar pastaj në pjesën e alpeve zvicerane në afërsi të Lucernit në një takim me përfaqësuesin e klubit të motoristëve “Shqiponjat”, Qemajl Sermaxhaj“. Nga ku të nesërmën kanë vazhduar për Gjermani, Frankfurt dhe mëtutje për Belgjikë.

Ky rrugëtim 14 ditorë do të zgjasë deri më 27 qershor dhe do të lë pas jo më pak se 6 mijë kilometra rrugë.

Siç na njofton Luani, një pjesë të udhëtimit e kanë mbuluar Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport, si dhe projekti Kosovo Young Europeans, ndërsa pjesën tjetër vetë pjesëmarrësit dhe donatoret individual.

Luan Berisha, Pëllumb Bajgora, Arben Xhema, Dren Mullaademi, Ramadan Gagica, Hekuran Konjusha dhe Arben Demi janë emrat që kanë pasur fatin të jenë pjesë e kësaj aventure të guximshme me skutera të tipit Vespa GTS 250 dhe 300 kubik./Bekim Dalipi/albinfo/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.