Eko Higjiena

Vështrime rreth tregimit “Ëndrra e një sorre” nga libri ”Një emër nga letërnjoftimi”

/ 2 minuta lexim
KKVITI

Nga Heset Zymberi – Përmes tregimit “Ëndrra e një sorre”, përkatësisht personazheve negative: “Shefit” dhe “Cerrnit”, Muhamet Halili, autor i librit me tregime, ”Një emër nga letërnjoftimi” na kthen në një kohë të një regjimi, kur shqiptarët edhepse në atdheun e tyre, përcilleshin nga syri i lig, veçmas ata që punonin ditë e natë për zhbërjen e rrethanave të asaj kohe.

Për të qenë tragjika edhe më e madhe, njeriu i gjakut tonë stërkeqej ose nga lakmia, shantazhimet, apo diç tjetër, duke u shndërruar kështu në instrumente të rrezikshme ndaj një populli që gjakonte lirinë që po i mungonte.

ARKATANA

Personazhi negativ, “Cerni” ishte sinonim i të keqës ndaj një popull që ëndërronte dhe sakrifikonte për liri. Dhe kështu përcilleshin, arrestoheshin, burgoseshin, torturoheshin dhe perndiqeshin veçmas shtresa e intelektualeve të asaj kohe. Intelektualët që ishin vetë drita e lirisë në errësirën e asaj kohe. E, disave prej neve që jemi këtu na kujtohet ajo kohë e ligë në të cilën patëm mbijetuar. Rrëfimi i autorit të këtij tregimi na kthen aty, duke na kujtuar se ku ishim dikur dhe ku jemi tani. Por me sa kuptohet nga tregimi i autorit, rrëfimi shkon më shumë si një mesazh për gjeneratat e reja që të mësojnë për të kaluarën e paraardhësve të tyre .

Ndërkaq përfundimi i turpshëm i “Cernit”, jep të kuptohet se e keqja, nga kushdo që bëhet, herët apo vonë kthehet keq, e madje edhe më keq …

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.