RCCOLA

Vështirë t’u gjendet vendi miliardave të premtuara nga Thaçi

/ 1 minutë lexim
Uji Dea

Miliarda euro investime po premtohen në katër vitet e ardhshme në Kosovë. 500 milionë euro vetëm në bujqësi, e mbi 1 miliardë në fusha tjera për të rritur punësimin. Pa llogaritur këtu milionat e premtuara të kryeministrit Hashim Thaçi, në zgjedhjet e fundit lokale për komunat veç e veç. E gjithë këto mjete më vështirë po del tu gjendet vendi ku të investohen se sa burimet nga do të vijnë ato.

Njohës të ekonomisë kanë dyshime se vendi është i përgatitur t’i absorbojë të gjitha këto investime, sado të nevojshme që janë ato për zhvillimin ekonomik dhe rritjen e mirëqenies.

Eco Higjiena

Madje ata vënë në pikëpyetje mundësinë e krijimit të fondeve të veçanta e sidomos shfrytëzimin e parave të pensioneve dhe privatizimit në sektor që nuk garantojnë kthim të shpejtë dhe rrezikojnë mjetet e qytetarëve, Tribuna.

Ekonomistët, krijimin e Fondeve të ndryshme, të cilat përbëhen prej shumave fikse thonë se janë premtime të cilat po bëhen për fushatë dhe janë lehtë të lehtë të kapshme nga publiku. /Telegrafi/