Uji Dea

Veseli: Zhvillimi ekonomik është prioritet yni i vazhdueshëm

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Nga dita e parë e mandatit të kësaj legjislature kuvendore, prioritet është zhvillimi ekonomik dhe krijimi i kushteve e lehtësirave ligjore për të zhvilluar biznes, ka thënë kryeparlamentari Kadri Veseli.

Kryetari i Kuvendit të Republikës së Kosovës, Kadri Veseli, ka bërë një rezyme të aktivitetit të Kuvendit për këtë sesion në fushën e ekonomisë.

Nëpërmjet një postimi në Facebook, kryetari Veseli ka evidentuar hapat e ndërmarrë në këtë drejtim, në funksion të krijimit të një baze sa më të përshtatshme ligjore për bizneset dhe zhvillimin ekonomik të vendit.

“Nga dita e parë e mandatit të kësaj legjislature kuvendore, prioritet është zhvillimi ekonomik, krijimi i kushteve dhe lehtësirave ligjore për të zhvilluar biznes, thellimin e bashkëpunimit ndërinstitucional duke amandamentuar dhe sjellë ligje të reja që ndikojnë në këtë fushë, si dhe në përmirësimin e sundimit të ligjit”, ka vlerësuar kryetari Veseli.

ARKATANA

“Krijimi i platformës për dialog të vazhdueshëm me Komunitetin e biznesit duke e bërë partner të fuqishëm në draftimin dhe hartimin e legjislacionit ishte ndër veprimet e para në këtë drejtim”.

Në bashkëpunim me USAID-in, ka shtuar Veseli, është përcaktuar një agjendë të reformave ekonomike për këtë vit, duke sjellë Ligjin për kamatëvonesat, Ligjin për Kambialin, Ligjin për Fondin e Garantimit të Kredive.

“Procedimi i ligjeve tatimore, largimi i tatimit në dividendë, si dhe pranimi i të gjitha shpenzimeve të trajnimit në vitin në të cilin kanë ndodhur, theksojnë përkushtimin tonë që ligji të jetë i dobishëm edhe për punëdhënësin edhe për punëmarrësin, sepse ky ligj ka ndikim në favorizimin e aftësimit të fuqisë punëtore”, thënë kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.