UBT

Veseli: Zgjedhjet të pashmangshme, qytetarët të marrin vendim si duhet të ecë Kosova

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kreu i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, edhe një herë e ka ripërsëritur se zgjedhjet janë të pashmangshme.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli, tha se mbajtja e zgjedhjeve të parakohshme është e pashmangshme.

Veseli gjatë ceremonisë së shpërndarjes së certifikatave për të rinj të cilët janë trajnuar në fushën e ndërmarrësisë, shtoi se pas shpërndarjes së Kuvendit qytetarët me votën e tyre do të vendosin se si duhet të ec Kosova.

“Jemi në fazën e përgatitjeve, zgjedhjet janë të pashmangshme. Me 22 gusht do t’i hapet rrugë mbajtjes së zgjedhjeve”, tha Veseli raporton EO.

Mobi Casa

Ai po ashtu ka thënë se qytetarët janë ata që duhet të marrin vendim për të ardhmen e Kosovës.

“Qytetarët duhet të marrin vendim si duhet të ec Kosova. Mund të forcohet rinia, është edhe mundësi që rina të ketë angazhim të fuqishëm e më së shumit ta ruajmë atë që e kemi arritur si shtet i pa varur dhe sovran. Duhet të kenë përgjegjësi që Kosovën ta bëjnë vend më të mirë, ky është qëllimi që ata të krijojnë edhe vende të punës. Kur kemi një rini të përgatitur kemi më pak të rijnë që na dalin jashtë, dhembja më e madhe është ikja e të rinjve nga Kosova”, theksoi Veseli, i cili shtoi se: “…duhet ta çrrënjosim korrupsionin dhe nepotizmin, kjo po i demotivon ata që jetojnë këtu. E ardhmja e Kosovë varte nga ajo çka bënë rinia”.

“Sot Kosova është e lirë duhet të orientohemi fuqishëm nga zhvillimi ndërmarrësia dhe barrën duhet ta mbajë rinia ku duhet të jetë orientimi që duhet ta ketë rinia”, deklaroi Veseli.