Hidromorava

Veseli: Vizat duhet të hiqen deri në fund të këtij viti

/ 1 minutë lexim

Kryeparlamentari Kadri Veseli ka deklaruar se s’ka vend për racizëm dhe se vizat për kosovarët duhet të hiqen deri në fund të këtij viti, njofton Klan Kosova.

Ai këtë deklaratë e bëri në një konferencë për media pas takimit që pati me anëtarët e Komisionit për Legjislacion, pjesë e të cilit ishte edhe shefja e zyrës së BE-së në Kosovë, Nataliya Apostolova.

Hidromorava

Në takim është kërkuar miratimi i ligjeve siç është ai për kodin e procedurës penale, konfiskimin e pasurisë, etj,.

Atje, e dërguara e BE-së në Kosovë ka lutur kosovarët që të mos japin data për heqjen e vizave deri në fund të këtij viti për shtetasit e Kosovës.