FITORJA

Veseli: Vendimi për liberalizimin e vizave duhet të merret në dhjetor, në të kundër është racizëm i skajshëm

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka thënë sot se nuk do të heqin dorë nga e drejta e lëvizjes së lirë, ndërsa sipas tij nëse vendimi për liberalizimin e vizave nuk do të merret në dhjetor nga institucionet përkatëse të BE-së atëherë ky është një racizëm i skajshëm.

Veseli pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit tha se është e drejtë e qytetarëve të Kosovës të lëvizin lirshëm dhe pas plotësimit të kritereve bashkësia evropiane duhet të reflektojë.

“E drejta na takon që në dhjetor të merret vendimmarrja e Bashkimit Evropian për liberalizimin e vizave, ndryshe, ky është qëndrimi im politik është racizëm, është racizëm i skajshëm”, tha Veseli, raporton Telegrafi.

Ai tha se presin që Austria, si kryesuese e radhës e Presidencës së BE-së të procedojë çështjen e liberalizimit të vizave në Këshillin e Ministrave, megjithëse Veseli tha se janë në dijeni që ka vende skeptike.

Mobi Casa

“Deri tani na është thënë se është se liberalizimi i vizave është çështje teknike, tani kanë filluar zëra se nga qenka edhe politike. Do të jetë goditje e vet vlerave të Bashkimit Evropian”, tha Veseli, duke shtuar se nisur nga kjo logjikë i bie që Kosova që 10 vjet po mbahet politikisht e izoluar.

Ai tha se prej vendeve të Ballkanit Perëndimor, Kosova qëndron më mirë se shumica e shteteve.

“… Atëherë cila është arsyeja…jemi krenar për atë që jemi…”, tha Veseli, duke shtuar se do ta vazhdojnë lobimin. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.