ARKATANA

Veseli: Ushtrinë do ta kemi në dhjetor

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryeparlamentari Kadri Veseli, ka thënë se Kosova do të bëhet me ushtrinë e saj gjatë këtij viti, diku kah mesi i muajit dhjetor.

I pyetur nga gazetarët lidhur me datën e mbajtjes së seancës në të cilën do të votohen ligjet për transformimin e FSK-së në Ushtri të Kosovës, Veseli ka pohuar se për këtë çështje do ta thërrasë të hënën mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës.

Këto deklarata, Veseli i ka bërë në një aktivitet në Skenderaj, ku kishte shkuar në përurimin e stadiumit ndihmës të qytetit.

“Këtë vit, shumë shpejt do ta kemi Ushtrinë e Kosovës. Në mesin e muajit dhjetor do ta kemi votimin e Forcave të Armatosura të Kosovës. Të hënën do ta kemi mbledhjen e Kryesisë dhe do ta përcaktojmë datën. Do t’i respektojmë të gjitha procedurat. Komisionet parlamentare janë në përfundim të punës së tyre. Vendimmarrja do të jetë transparente. Data do të mbledhë gjithë sakrificën e popullit tonë, dëshirën për liri, për paqe dhe të ardhme”, ka deklaruar Veseli.

Uji Dea

Veseli, po ashtu, ka thënë se është në koordinim edhe me partnerët ndërkombëtarë dhe në bashkëpunim me Qeverinë e Kryeministrin.

Ai ka pohuar se Forca e Sigurisë së Kosovës do ta transformohet në Forcë të Armatosur të Kosovës për qëllime paqësore.

“Populli ynë asnjëherë nuk ka qenë agresor ndaj askujt dhe as nuk do të jetë. Kosova është shtet i pavarur dhe sovran dhe do të jetë përjetë i tillë, përderisa populli i Kosovës nuk e ndërron mendjen”, ka thënë Veseli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.