Fundamenti

Veseli: Ushtria do të votohet unanimisht, nuk ftohen raportet me Amerikën

/ 2 minuta lexim
FITORJA

​Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka siguruar qytetarët e Kosovës se ushtria e Kosovës do të bëhet brenda pak ditësh me vendim unanim në Kuvend. Ai ka thënë se partnerët strategjik të Kosovës në krye me shtetet e Bashkuara të Amerikës do të vazhdojnë ndihmën për Kosovën dhe ushtrinë e saj e cila sipas kreut të PDK’së do të jetë partnerja më e fuqishme në rajon për NATO-n.

“Natyrisht se partnerët tanë kanë dëshirë se më e mira do të ishte konsensusi. Por nëse ne do të kemi konsensus do ta ndryshojmë Kushtetutën. Transformimi i FSK-së do të ndodhë në bazë të ligjit, sepse ka ndodhur edhe një keqkuptim. Përmes ligjit do të merr kompetencat e veta që i ka ushtarake dhe do të jetë forcë ushtarake ashtu siq e meritojmë si shtet i pavarur dghe sovran dhe do të jetë partnerja më profesionale jam shumë i sigurt, në regjion, për vendet e NATO-s. Dhe mos u bënë fare merak se nuk do të ftohet asnjë partneritet dhe të jeni të sigurt në këtë që po e them se shumë shpejt në Kuvend do të vjen nga Qeveria ligji dhe do ta votojmë unanimisht transformimin në forcë ushtarake të Kosovës”, ka thënë Veseli gjatë turit të tij të dëgjimit me studentë të profileve të ndryshme të agjensioneve shtetërore që studiojnë në Fakultetin e Sigurisë në Vushtrri.

Fundamenti

Në këtë takim ku Veseli ka folur për të ardhmen e institucioneve të sigurisë dhe sundimit të ligjit si dhe reformat e nevojshme në këta sektorë, ai ka komentuar edhe rezolutën e fundit që ka nxjerr Kuvendi i Kosovës të enjten për arrestimin e liderit të AAK-së Ramush Haradinaj e cila lidhet edhe me suspendimin e dialogut me Serbinë.

“E kemi bërë një suspendim i cili nuk është kundër dialogut si proces. Përkundrazi, do të vazhdojmë dialogun me Serbinë për arsye se nuk duam luftë. Duam njohjen e shtetit të Kosovës nga Serbia përmes këtij procesi të dialogut dhe forcimin e sovranitetit tonë. Por nuk do të lejojmë që për shtetin tonë dhe qytetarët tanë, një shtet që nuk ka kurrfarë legjitimiteti që të përzihet në punët tona”, ka thënë Veseli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.