UBT

Veseli: Uniformën e UÇK-së e vesha ndër të parët, e hoqa ndër të fundit

/ 3 minuta lexim
Uji Dea

Përmes një video-deklarate të postuar në llogarinë e tij në Facebook, Kadri Veseli, pretendenti për kryetar të PDK-së, ka kërkuar mbështetjen e anëtarësisë dhe votuesve, si dhe ka folur edhe për jetën e tij dhe angazhimin në politikë.

“Si shumica juaj, edhe unë vij nga një familje e thjeshtë dhe e madhe tradicionale kosovare. Jam lindur në Mitrovicë dhe hallet e vuajtjet e popullit tonë të cilat i kam përjetuar si fëmijë, më kanë frymëzuar dhe formuar politikisht”, thotë Veseli.

Ai tregon gjithashtu se mësimet e para të angazhimit për liri e drejtësi i kishte marrë prej dy vëllezërve të tij të cilët u burgosën në vitin 1981 dhe se ndoqi rrugën e tyre sapo arriti moshën madhore.

Uji Dea

“Unë kam pasur nderin dhe privilegjin që të jem ndër të parët që ka mbajtur uniformën e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës. Po ashtu më ka takuar që të jem ndër të fundit që jam demobilizuar nga UÇK-ja”, ka thënë Veseli.

Sikurse dihet, Veseli ka qenë pjesë e UÇK-së qysh në fillimet e saj si anëtar i Shtabit të Përgjithshëm, si dhe ka drejtuar formacionin G2 për zbulim kundër zbulim. Kjo njësi e UÇK-së, në bashkëpunim të ngushtë me shtetet e NATO-s luajti rol të veçantë në zbulimin dhe përcaktimin e objektivave serbe për sulmet ajrore të NATO-s.
Me përfundimin e luftës, kur prej UÇK-së u formuan Trupat Mbrojtëse të Kosovës, G2 vazhdoi me emrin Shërbimi Informativ i Kosovës, një pjesë tjetër e luftëtarëve u bënë pjesë e Shërbimit Policor të Kosovës, kurse shumica u demobilizuan dhe u rikthyen në jetën civile dhe vazhduan jetën në sfera të tjera.

Duke iu referuar SHIK-ut, Veseli u shpreh se “Ky formacion sikurse Trupat Mbrojtëse të Kosovës u shua pas shpalljes së Pavarësisë së Kosovës dhe i hapi rrugën krijimit të institucioneve të reja të sigurisë së shtetit tonë të ri”. Shërbimi Informativ i Kosovës u shpall i shpërbërë pas pavarësisë dhe Republika e Kosovës krijoi Agjencisë Kosovare të Inteligjencës, ndërsa TMK-ja u shpërbë në 20 janar 2009 dhe në vend të saj u krijua Forca e Sigurisë së Kosovës. Në këtë video-deklaratë, Veseli më tutje shton se “shpresa dhe dëshira për të kontribuar në mënyrë konkrete edhe më tutje” në të mirën e vendit e ka shtyrë që ta vazhdoj angazhimin politik në kuadër të Partisë Demokratike./Indeksonline/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.