ARKATANA

Veseli: Tribunali përkrahet edhe nga ndërkombëtarët, kriminelët nuk do të flenë lirshëm

/ 2 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka vizituar sot vendin ku do të ndërtohet Memoriali i dëbimit të shqiptarëve nga forcat serbe.

Me këtë rast, Veseli ka folur përsëri për nismën për Tribunalin që do të gjykojë krimet e kryera nga forcat serbe në Kosovë.

Veseli ka thënë se ky tribunal përkrahet edhe nga ndërkombëtarët.

“Nëse flasim për drejtësi, kriminelët do të përgjigjen para drejtësisë, normal që do të përkrahet nga ndërkombëtarët”, tha ai.

ARKATANA

Ai po ashtu ka thënë se kjo nuk po bëhet që ai të fitojë poena politik, dhe se nga kjo ai ka pranuar vetëm kërcënime.

“Kjo është e drejta e jonë, kriminelët nuk kemi me i lënë me fjet shlirë. Kosova ka kapacitet edhe do t’i arrestojmë ku do që janë”, ka shtuar ai.

Ndërkohë gjatë ditës së nesërme, Kuvendi i Kosovës do të mbajë seancën për Tribunalin për krimet e luftës të kryera nga Serbia në Kosovë.

Kjo seancë mbahet me vetë nismën e kryetarit të Kuvendit, Kadri Veseli./Lajmi

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.