Veseli ‘thumbon’ Kurtin: Dikush ka menduar që po bëhet luftë dhe ka ikur nga Kosova!

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli ka thënë se strukturat paralele kanë tentuar që të cenojnë integritetin territorial të Kosovës, por sipas tij, e rëndësishme është që muri është larguar. Veseli më tej ka thënë se tani do të realizohet një projekt i ri për atë pjesë.
“I ftoj bashkëqytetarët e mi të Mitrovicës që të ndihen të sigurt me atë që po e bëjmë”, ka thënë ndër të tjera Veseli duk iu bërë thirrje qytetarëve që të mos bien pre e manipulimeve politike. “Do të ketë largim të murit, siguria do të jetë më e madhe, do të ketë stazë për çiklist sepse ne në Mitrovicë i duam biçikletat. Do të ketë edhe trotuar për këmbësorët. Mos pranoni manipulime të njerzëve që shohin veç zi dhe që përveç karriges nuk shohin asgjë tjetër”, ka shtuar Veseli.
Ai ka thumbuar deputetin e Vetevendosjes, Albin Kurtin i cili aktualisht është në Norvegji, duke thënë se dikush ka menduar që po bëhet luftë dhe është larguar nga Kosova.