ARKATANA

Veseli thotë se ka vija të kuqe për korrupsionin dhe Serbinë, jo për shqiptarët

/ 4 minuta lexim
Fundamenti

Kryetari i Partisë Demokratike të Kosovës, Kadri Veseli, ka folur për herë të parë për vijat e kuqe që ai ka para zgjedhjeve, ku synon të marrë besimin e qytetarëve si Kryeministër i ardhshëm i Kosovës.

“PDK ka vija të kuqe, ka vija të kuqe të trasha. Në rend të parë, ndaj Serbisë. Sovraniteti dhe integriteti territorial do të jetë i pacenueshëm përherë e përjetë, për aq sa fuqizimi i shtetit tonë. Ka edhe disa vija të kuqe, të cilat dua t’i potencoj tani. Të gjithë të korruptuarit, ata që i përkrahin të korruptuarit dhe nepotizmin, nuk kanë me pasë vend në qeverisjen dhe në partneritetin me PDK-në. Po ua jap fjalën. Gjërat janë shumë të qarta, qytetarët e kërkojnë këtë dhe PDK e unë do ta bëjmë. Një qeverisje e cila është e përgjegjshme në luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit. Kjo po i zbeh shpresat e të rinjve tanë”.

“Për aq sa një qeverisje e cila i ndihmon inovatorët, rininë dhe ndërmarrësit, ky duhet të jetë orientimi, një fuqizim i shtetit dhe pakompromis ndaj çdo cenimi që i vjen sovranitetit dhe integritetit territorial. Por, mençurish një partneritet i cili nuk e çon Kosovën drejt konfrontimit me ShBA-në dhe BE-në, edhe pse disa po mendojnë se janë më të fortë. Më të fortë jemi kur jemi bashkërisht me partnerët perëndimorë. Kosova është euroatlantike, ky do të jetë drejtimi jonë. Disa janë mësuar në jetën e tyre të bëjnë vetëm vija të kuqe mes shqiptarëve, diferencojnë dhe distancojnë. Nuk i kam takuar, as kurrë nuk do t’i takon PDK, partia e UÇK-së, vijave diferencuese mes shqiptarëve”, ka thënë Veseli në një intervistë për Ekonomia Online.

Lideri i PDK-së ka thënë se zgjedhjet e parakohshme janë të pashmangshme dhe deputetët e PDK-së më 22 gusht do të votojnë për shpërndarjen e Kuvendit.

UBT

“Opsioni më i mirë për qytetarët janë zgjedhjet. Kam thirrur seancën e Kuvendit më datë 22 gusht. PDK-ja shkon për të votuar shpërndarjen e Kuvendit. Për vetë faktin se ne duhet t’i japim qytetarëve një qeverisje e cila e ka një standard të fuqishëm në vete, luftën e pakompromis kundër korrupsionit dhe nepotizmit dhe hapjen e perspektivës për qytetarët tanë, për të rinjtë tanë, për ndërmarrësit tanë. Në mënyrë që të kemi një zhvillim të hovshëm ekonomik, i cili është i mundshëm vetëm në momentin kur në këtë shtet sundon ligji dhe kur të korruptuarit, korrupsioni dhe nepotizmi largohen si fenomene. Rinia jonë duhet të jetojë në Kosovë. Ky është preokupimi im. Ky është edhe programi im qeverisës për 4 vjetët e ardhshme , por edhe i PDK-së. Ne duhet t’i japim shpresë këtij vendi, jo përçarje. Ne duhet t’i bashkojmë qytetarët tanë, jo ndarje. Ne duhet të jemi më të fuqishëm përballë të gjithë oponentëve tanë të cilët janë kundër pavarësisë, por edhe të jemi partnerë me ShBA-në dhe BE-në”, ka thënë Veseli.

Kreu i PDK-së Kadri Veseli është zotuar se gjatë qeverisjes së tij si Kryeministër, do të largojë nga gjitha institucionet publike personat e akuzuar për korrupsion dhe nepotizëm.

Veseli ka folur edhe për modelin e qeverisë së tij e cila sipas planit të tij do të jetë shumë më e vogël, por efikase.

“Qeveria do të jetë shumë më e reduktuar. Duhet të ketë një rikonstrukturim të qeverisjes e cila i përballon sfidat të cilat i ka Kosova. Për një ekonomi të tregut e cila është konkurruese, që përballet jo vetëm në realitetin tonë ballkanik por edhe në realitetin tonë evropian. Për një ndërmarrësi e cila është e zhvilluar, por edhe është mjaft konkurruese në çdo aspekt për të krijuar prodhim dhe për të krijuar punësim në Kosovë, por edhe të mira materiale dhe buxhetore për buxhetin e Republikës së Kosovës. Kështu fuqizohet shteti…”, tha Veseli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.