Eko Higjiena

Veseli: Të lihen inatet, vetëm të bashkuar e mundim Serbinë

/ 2 minuta lexim

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është deklaruar lidhur me protestën e mbajtur sot nga lëvizja “Vetëvendosje”, për kundërshtimin e bisedimeve për korrigjimin kufitar në mes të Kosovës dhe Serbisë në kuadër të dialogut të dy vendeve, raporton “Zëri.info”.

Sipas Veselit Kosova me këtë protestë nuk ka fituar asgjë dhe humbësit kanë qenë qytetarët.

“Sot nuk fitoi asgjë Kosova. Sot humbën qytetarët e saj, u lëndua besimi i tyre në shtetin e Kosovës. Sot fituan inatet kundër njëri tjetrit dhe manipuluesit politikë”, ka shkruar Veseli në një postim në “Facebook”.

Veseli tutje ka thënë që secili duhet ta ketë parasysh që territori, integriteti dhe kufitjtë e Kosovës nuk mbrohen me demonstrime të rrejshme patriotike.

Uji Dea

“Një gjë duhet ta ketë të qartë secili: Kosova, sovraniteti i saj, integriteti i saj territorial, kufijtë e saj, veriu i saj, nuk mbrohen me demonstrime të rrejshme patriotike kundër njeri tjetrit. Duhet të marrë fund kjo politikë e mbrapshtë, që prodhon situata manipuluese dhe të rrezikshme për vendin, të tilla si të ditës së sotme”, ka shkruar tutje ai.

Sipas tij e vetmja mënyrë për të mbrojtur Kosovën është duke qëndruar së bashku përballë Serbisë.

“Ka vetëm një mënyrë për të mbrojtur dinjitetin e qytetarëve dhe vetë shtetin e Kosovës: duke qëndruar të bashkuar përballë Serbisë. Rrugët tjera e kanë një emërues të përbashkët: dështimin dhe dëmtimin e shtetit. Pa asnjë dilemë!”, ka përfunduar ai. /ZËRI