UBT

Veseli takon senatorin Bob Menendez: Pa SHBA-në nuk mund të ketë marrëveshje finale mes Kosovës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka takuar në Uashington kryetarin e Komisionit për Politikë Jashtme të Senatit Amerikan, senatorin Bob Menendez.

Në këtë takim, Veseli e ka njohur senatorin Menendez me zhvillimet politike në Kosovë dhe rajon, ndërsa e ka falënderuar atë për kontributin dhe rolin mbështetës të Senatit Amerikan për Republikën e Kosovës. Temë e diskutimeve në këtë takim ishte edhe procesi i dialogut Kosovë-Serbi dhe rëndësinë që ka për Kosovën involvimi direkt i SHBA-së në këtë proces.

“Pa Amerikën nuk mund të ketë marrëveshje finale ndërmjet Kosovës dhe Serbisë. Involvimi direkt i SHBA-së në këtë proces është qenësor për realizimin e marrëveshjes e cila do të siguron njohjen e pavarësisë së shtetit të pavarur e sovran të Kosovës si dhe ulësen në OKB”, tha Veseli.

Mobi Casa

Senatori Menendez tha se është shumë me rëndësi që Kosova të jetë e gatshme për fazën finale të dialogut për arritjen e marrëveshjes përfundimtare.

“Ndihem shumë krenar që në vitin 2008 SHBA-të ishin ndër venet e para që njohu pavarësinë e Republikës së Kosovës. Mbështetja e SHBA-së për Kosovën do të vazhdoj edhe në të ardhmen”, tha Menendez.

Kryeparlamentari Veseli ka takuar edhe shumë personalitete tjera të larta gjatë vizitës zyrtare që po zhvillon në Washington me ftesë të Kongresit Amerikan

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.