ARKATANA

Veseli takon komandantin e KFOR’it, flasin per situaten e sigurisë

/ 1 minutë lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli është takuar sot me Komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario. Veseli në këtë takim e ka falënderuar D’Addarion për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në Kosovë.

Temë diskutimi e këtij takimi ishte po ashtu edhe aktualiteti politik, me theks të veçantë situata e sigurisë në vend.

KKVITI

Veseli përmes një postimi në Facebook ka shkruajtur se KFOR-i është partneri më i besueshëm i Kosovës, dhe si i tillë do të vazhdojë koordinimi për të gjitha veprimet në fushën e sigurisë.

” Sot patëm një takim shumë të këndshëm me Komandantin e KFOR-it, Lorenzo D’Addario. E falënderova për bashkëpunimin dhe angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it në Kosovë. Biseduam të gjitha temat nga aktualiteti jonë politik, me theks të veçantë ato që lidhen me sigurinë dhe rendin. KFOR-i është partneri jonë më i besueshëm në këtë drejtim, prandaj u zotuam se bashkarisht do të koordinohemi në të gjitha veprimet tona që kanë për qëllim rritjen e sigurisë dhe stabilitetit të vendit tonë”. /express/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.