Veseli: Ta respektojmë njëri-tjetrin në këtë ditë

Në Bashkësinë Islame ka qëndruar edhe kreu i Kuvendit të Kosovës Kadri Veseli me ekipin e tij.
Veseli në këtë takim ka uruar e BIK-un meqë rast ka thënë se kjo ditë është shumë e rëndësishme për tolerancë.
Deklarata e plotë e Kadri Veselit:
Urime shumë të sinqerta për të gjithë qytetarët e besimit islam si dhe juve mediave. Më shumë paqe dhe mirësi, shpresojmë që këtë ditë të kujtojmë vetëm për të mira por edhe të ndihmojmë çdo njërin. Ta respektojmë njëri-tjetrin kështu duke e nderuar edhe vendin tonë. Më lejoni të ju përshëndes të gjithë familjarët që kanë jep më së shumti për këtë vend dhe familjet që kanë derdh gjak për këtë liri.