Uji Dea

Veseli: Specialja, sipas vullnetit të qytetarëve

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka thënë të hënën se krijimi i Gjykatës Speciale varet ekskluzivisht nga vullneti i deputetëve, shkruan sot “Koha Ditore”.

Ai nuk ka folur edhe për vullnetin aktual të anëtarëve të Kuvendit, për ta votuar ose jo këtë gjykatë.

“Ajo çfarë është më kryesore, është se të gjitha vendimet merren në Kuvendin e Republikës së Kosovës. Veprohet në bazë të vullnetit të qytetarëve tanë dhe në mënyrën që të mos krijojmë shqetësime të panevojshme, të cilat mund të krijojnë edhe përshtypje të gabuar”, ka thënë Veseli, pa treguar se për çfarë shqetësimesh e kishte fjalën.

Uji Dea

Komentet i ka bërë pas mbledhjes së Kryesisë së Kuvendit, kur është pyetur edhe për vullnetin e deputetëve përkitazi me themelimin e Speciales. Përpos diku 25 deputetëve opozitarë që janë pozicionuar kundër, edhe një numër deputetësh nga subjektet në pushtet janë në të njëjtën linjë. Për pasojë, nuk ka garanci nëse Kuvendi do të mund të sigurojë dy të tretat e votave, përkatësisht votat e 80 deputetëve, sa për të kaluar amendamentet kushtetuese.

Më 9 mars, me t’i pranuar nga Qeveria, Kuvendi i ka proceduar në Gjykatën Kushtetuese dy amendamentet kushtetuese që kanë të bëjnë me krijimin e Gjykatës Speciale. Gjykata do të vendosë nëse amendamentet shkelin të drejtat e njeriut ose jo./koha/