Veseli: Sot është ditë e mirë e jashtëzakonshme për të ardhmen perëndimore të Kosovës

Kandidati i PDK-së për Kryeministër të Kosovēs, Kadri Veseli, i shoqëruar nga bashkëshortja e tij Violeta, ka votuar sot në Shkollën “Faik Konica” në Prishtinë dhe ka uruar të gjithë qytetarët, duke i ftuar të dalin dhe të votojnë për të ardhmen perëndimore të Kosovës dhe në miqësi të përhershme me SHBA-të.
“Sot është një ditë e mirë e jashtëzakonshme për Kosovën tonë të shenjtë. Ju uroj të gjithë qytetarëve të vendit tim, ti japim perspektivë vetvetës, shtetit tonë dhe të ardhmes sonë dhe femijëve tanë. Përhajr na qoftë të gjthëve”, u shpreh Veseli.