Fundamenti

Veseli: S’ka pushim pa u kryer obligimet!

/ 2 minuta lexim
Uji Dea

Kryesia e Kuvendit në mbledhjen e sotme ka marr vendim që seanca e radhës të mbahet më 7 korrik, raporton Indeksonline. Kryetari i Kuvendit Kadri Veseli ka thënë se nuk është mirë me i dëmtu raportet fqinjësore.

“Mali i Zi është njëri ndër shtetet e para që e ka njohur pavarësinë e Kosovës. Por 1978, bashkëkombasit tonë kanë pasur probleme tjera. Duhet ti lëmë folklorizmat me raportet tona fqinjësore. E respektojmë sovranitetin e tyre”, ka thënë Veseli.

Sipas Veselit, çështja e demarkacionit do të jetë në interes të të dyja palëve, pasi që asnjë centimetër nuk do të shkoj në dëm të Kosovës.

“Nesër e kemi një darkë në Kuvend të cilën e shtron kryesia. Nuk ka pushim derisa të përfundohen të gjitha obligimi”, ka thënë tutje Veseli. /Indeksonline/
…………………………………………..
Nis mbledhja e Kryesisë, merr pjesë edhe opozita
( Tashmë ka nisur mbledhja e Kryesisë së Kuvendit të Kosovës, ku pritet të caktohet data për seancën e radhës plenare, raporton Indeksonline.

FIDANISHTJA

Në mbledhje po marrin pjesë edhe Aida Dërguti e Glauk Konjufca të Vetëvendosjes. /Indeksonline/

………………………………………..
Mblidhet Kryesia e Kuvendit, të pranishëm edhe Iljaz Ramajli e Muharrem Shabani

Është mbledhur Kryesia e Kuvendit me kryetarët e grupeve parlamentare, e cila pritet të caktojë rendin e ditës dhe ditën e mbajtjes së seancës së ardhshme të Kuvendit.
Sipas rendit të ditës të propozuar për këtë mbledhje, rezulton se dy nga çështjet më të nxehta, rreth të cilave ka pasur përplasje midis pozitës e opozitës thuaja gjatë gjithë kësaj legjislature, nuk do të jenë në rend të ditës së Kuvendit as në seancën e parë, që pritet të mbahet gjatë kësaj jave.

Në mbledhjen e Kryesisë së Kuvendit po marrin pjesë edhe Iljaz Ramajli dhe Muharrem Shabani, përfaqësues të delegatëve të deklaratës së 2 korrikut./Indeksonline/