Fundamenti

Veseli: S’ka diskutime për territoret në Bruksel, të bashkohemi të gjithë për dialogun

/ 2 minuta lexim
Mobi Casa

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli ka qëndruar sot për vizitë në Kaçanik.
Ai atje ka folur edhe për dialogun me Serbinë, për të cilin ka thënë se të gjithë duhet të bëhen bashkë për ta përfunduar atë, shkruan lajmi.net.

Veseli tha se në këto bisedime as që vjen në shprehje që të diskutohet për territorin e Kosovës.

“Ne kemi një të kaluar të hidhur dhe si të përmendet Serbia në padyshim që ndjejmë dhembje dhe një far antipatie për atë çështje, por duhet me përfunduar edhe atë pjesë. Unë besoj se do të bëhemi bashkërisht, pozitë dhe opozitë, me i lënë inatet mes vete dhe të orientohem drejtpërdrejt me e përfunduar çështjen me Serbinë. Përfundimtare Kosova është shtet i pavarur dhe sovran, nuk ka më as dilemë”, ka thënë Veseli.

Ai tutje ka thënë se në këto bisedime nuk do të hapen diskutime rreth çështjes së territoreve.

KKVITI

“Ne po flasim vetëm për raportet Kosovë – Serbi drejt Bashkimit Evropian. Por në çështjen e të ardhmes së Kosovës ne as nuk do të hapim diskutim rreth asaj çështje, për faktin se territori dhe institucionet janë një dhe të pandashme dhe të qytetarëve të Kosovës të cilët janë shqiptarë shumica prej 92- 3 përqind”, tha Veseli.

Ndryshe çështja e territoreve si temë diskutimi në tavolinën e bisedimeve në Bruksel është hapur në opinion që prej se presidenti i vendit, Hashim Thaçi ka paralajmëruar se mes Kosovës dhe Serbisë mund të ketë korrigjim të kufijve.

Kundër kësaj ideje ka dalë fuqishëm kryeministri i vendit, Ramush Haradinaj. /Lajmi.net/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.