KKVITI

Veseli: Sjellja e LDK-së dhe VV-së karshi dialogut, e dhimbshe dhe me mentalitet qyqar

/ 3 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, njëherësh edhe kryetari i PDK-së, Kadri Veseli në një intervistë për Telegrafin me gazetarin Muhamet Hajrullahu, ka folur për proceset e rëndësishme në të cilat ka kaluar dhe po kalon Kosova.

Veseli ka folur edhe për fazën e fundit të dialogut Kosovë-Serbi, ku ka kritikuar partitë opozitare për mosbashkëpunim.

Ai ka thënë se qëllimi është i qartë në këtë proces e ai është shteti i Kosovës, dhe se finalja e dialogut do të jetë njohja e pavarësisë së Kosovës nga Serbia.

Kryetari i Kuvendit, Kadri Veseli gjatë intervistës në Telegrafi.com

“Qëllimi është fare i qartë, është shteti i Kosovës, partneriteti me SHBA-të. Finalja e dialogut ka vetëm një kuptim njohja e shtetit të pavarur e sovran të Kosovës nga Serbia. Kemi një fillim shumë të mirë, kemi nxjerr një rezolutë dhe kemi delegacionin shtetëror për dialogun me Serbinë. Me një fjalë kemi ndalur agresionin e Serbisë që të paraqitet e moderuar, Kosova është e gatshme që të merr përgjegjësit e veta për dialogun” ka thënë Veseli.

Mobi Casa

Veseli ka thënë se grupi negociator së bashku me bartësit e institucioneve është duke punuar shumë mirë, dhe e ka të qartë vizionin se përse shkojnë në dialog.

Ai ka folur edhe për takimet e dy ditëve të fundit që ka zhvilluar me delegacionin shtetëror për dialog.

“Sot kemi pasur po ashtu një takim të shkëlqyeshëm me vendet e QUINT-it ku na është dhënë një mbështetje e madhe për procesin e dialogut. Është për dhembshuri sjellja e opozitës. Po flas për LDK-në dhe VV-në, një mëri dhe një inat e cila është e paarsyeshme. Si mendoni të ecë Kosova me mentalitet bllokues, me mentalitet inatçor, frikacakut me mentalitet qyqar? kjo sjellje është e papërgjegjshme, nuk ka të drejtë as pozita e as opozita me u thirr në emër të qytetarëve dhe të bllokojë proceset… ne nuk duhet t’i zamë vetit rrugën”, u shpreh Veseli.

Duke folur rreth bashkimit të PSD-së në këtë proces, Veseli ka thënë se PSD-ja është e vetmja parti opozitare e cila ka reflektuar në këtë drejtim, duke thënë se ju ka përgjigjur thirrjeve të SHBA-ve për procesin e dialogut.

” Ka tetë muaj që jemi duke u munduar të arrijmë konsensus me PSD-në, ka tetë muaj që SHBA-të, BE-ja kërkon me insistim që Kosova të bëhet gati si shtet i pavarur e sovran në procesin e dialogut. Ne do të futemi në dialog, vizionin e kemi shumë të qartë dhe nuk besoj se ne jemi më patriot por asnjëherë nuk e besoj se ata janë më patriotë si na. Është e vetmja PSD-ja e cila ka reflektuar karshi thirrjeve nga SHBA-ja për dialog”, tha Veseli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.