Veseli shfrytëzon Demarkacionin për ta forcuar pushtetin

Analistët thonë se zvarritja e Demarkacionit është duke i konvenuar edhe pozitës, kryesisht PDK-së dhe Kadri Veselit, për t’ia faturuar dështimin ishkryeministrit dhe ishministrit të Jashtëm, Hashim Thaçit, së bashku me kryeministrin e tashëm, Isa Mustafa, në mënyrë që të përfitojë për veten e tij dhe të dalë në cilësinë e “shpëtimtarit”
Prapaskenat e debatit për marrëveshjen me Malin e Zi
Këmbëngulja e Qeverisë nuk mbështetet nga tërë koalicioni
Analistët thonë se zvarritja e Demarkacionit është duke i konvenuar edhe pozitës, kryesisht PDK-së dhe Kadri Veselit, për t’ia faturuar dështimin ishkryeministrit dhe ishministrit të Jashtëm, Hashim Thaçit, së bashku me kryeministrin e tashëm, Isa Mustafa, në mënyrë që të përfitojë për veten e tij dhe të dalë në cilësinë e “shpëtimtarit”
Derisa Kuvendi i Kosovës po përgatitet për fillimin e debatit serioz për çështjen Demarkacionit të kufirit me Malin e Zi, një temë e ngritur si shqetësim në opinion tash e gati një vit, me ndikim të madh edhe në skenën politike dhe mbarëvajtjen e punës së institucioneve, njohësit e fushës së sundimit të ligjit dhe ekspertë të marrëdhënieve ndërkombëtare konsiderojnë se në këtë debat duhet të ketë kushtëzime konkrete për këtë çështje, në mënyrë që ekzekutivi i vendit të kryejë obligimin e vet kushtetues para të zgjedhurve të popullit, Kuvendit të Kosovës, për të sqaruar në detaje marrëveshjen e shumëpërfolur dhe shumë të dyshuar. Ekziston një bindje se tani zvarritja e Demarkacionit është duke i konvenuar edhe pozitës, kryesisht PDK-së dhe Kadri Veselit, për t’ia faturuar dështimin ish-kryeministrit dhe ish-ministrit të jashtëm, Hashim Thaçit, së bashku me kryeministrin e tashëm, Isa Mustafa, në mënyrë që të përfitojë për veten e tij dhe të dalë në cilësinë e “shpëtimtarit”. “E gjithë kjo kohë që po luhet nga disa liderë, dhe vetë Kadri Veseli, po u konvenon zvarritja e ratifikimit që të mbledhë poenët te sovrani, kinse është një lider idealist, për mos të dhënë asgjë që nuk është për të dhënë asgjë që ndikon të cenohet e drejta e shtetit. Kjo është vetëm një lojë brilante e tij”, tha Ali Hertica për “Kosova Sot”.
Ndryshimet në kreun e PDK-së, me pasoja
Këtë bindje e ka edhe politologu Arsim Haziri. “Qysh prej momentit, kur Kadri Veseli ka vërë në dispozicion besimin e anëtarësisë për të marrë timonin e PDK-së,qasja e tij politike ka ndryshuar dukshëm, ai është duke u treguar i butë e solidarizues për çdo çështje, për çfarë edhe e dallon nga paraardhësi i tij Thaçi”, u shpreh ai. “Çështjen e Demarkacionit dukshëm janë duke e kushtëzuar me procesin e liberalizimit të vizave , çka unë e konsideroj si skenar të përgatitur vetëm për t’ua hedhur prapë fajin trupit opozitar. Konsideroj se qysh me ardhjen e Veselit në udhëheqësi, trajtimi ndaj LDK-së ka ndryshuar, madje një element është ardhur në shprehje, kur kemi çarjen e heshtur të koalicionit, përkatë- sisht mosdakordimin për disa çështje të mëtejme. Çështjen e Demarkacionit ekzekutivi vendor ka qenë dashur ta publikojë për të qenë më transparent dhe përfundimisht për ta prezantuar detajisht përmbajtjen dhe jo duke e zvarritur për të shkaktuar një konfuzion të skajshëm”, tha analisti politik Arsim Haziri./kosova sot/