Eko Higjiena

Veseli Schmid-it: Qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave

/ 2 minuta lexim
FIDANISHTJA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli, ka pritur sot në një takim, Sekretaren e Përgjithshme të Shërbimit Evropian, Helga Schmid.

Në këtë takim është biseduar për reformat e shumta që po bëhen në vend në shumë sektorë, e të cilat përshpejtojnë rrugën e Kosovës në integrimin evropian.

Veseli vlerësoi mbështetjen që Bashkimi Evropian ka dhënë dhe po jep për Kosovën në shumë fusha, në veçanti për një funksionim me efikas të Kuvendit, transmeton “Zeri.info”.

Ai theksoi se dinamika e punës dhe transparenca e Kuvendit të Kosovës do të rritet në vazhdimësi, si dhe shtoi se ka një përkushtim të theksuar për të ndërtuar një konsensus të plotë për shumë çështje të rëndësisë së veçantë për vendin.

UBT

Kryeparlamentari theksoi se qytetarët e Kosovës e meritojnë liberalizimin e vizave, duke shtuar se për këtë do të ketë angazhim maksimal dhe koordinim të plotë me Bashkimin Evropian.

Nga ana e saj, sekretarja Helga Schmid vlerësoi punën e Kuvendit në miratimin e shumë reformave legjislative.

Ajo theksoi se BE-ja do të mbështesë Kosovën në rrugën e saj të integrimit. /ZËRI/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.