Fundamenti

Veseli: Sa më shumë të vërteta në gazetari, aq më e fortë është demokracia në një shoqëri

/ 2 minuta lexim
GRANDEMALL

Kryetari i PDK-së Kadri Veseli ka thënë se me rastin e Ditës Botërore të Lirisë së Shtypit, se kauza e luftës çlirimtare nuk do të kuptohej drejt dhe nuk do të përhapej shpejt pa rolin e gazetarëve të mediave.

Veseli, në një postim në Facebook, ka thënë se gazetarët duke rrezikuar jetën e tyre e shpëtuan të vërtetën tonë dhe me misionin e tyre fisnik, ata shpalosën para botës të vërtetën e Kosovës me çka demaskuan gënjeshtrën e Serbisë.

“Guximi dhe fisnikëria në këtë zanat na duhen gjithmonë, gjithsesi edhe në kohërat të cilat po jetojmë. Liri të tepërt në media nuk ka asnjëherë, ka keqpërdorim të saj dhe kjo është sfidë për të gjitha shoqëritë demokratike, prandaj është edhe për shoqërinë tonë. Duhet respektim aktesh të ndryshme juridike e parimesh demokratike, gjithsesi pa interferime politike, për të vendosur balance të dobishëm ndërmjet lirisë së plotë për media dhe mos keqpërdorimit të kësaj lirie”, ka shkruar Veseli.

ARKATANA

Veseli thotë se sa më shumë ka fakte e të vërteta në gazetari aq më e fortë dhe më e madhe është liria dhe demokracia në një shoqëri.

Ai shprehet krenar me punën e mediave në Kosovë, sidomos javëve të fundit në luftimin e suksesshëm të pandemisë.

“Krenar me faktin që organizata Reporterët Pa Kufij e rendit Kosovën në krye të rajonit për lirinë e mediave. Të gjithëve punë të mbarë e suksese”, ka thënë Veseli.

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.