Eko Higjiena

Veseli: Qeveria nuk do të bjerë për shkak të taksës dhe Serbisë

/ 2 minuta lexim
ARKATANA

Kryetari i Kuvendit të Kosovës, Kadri Veseli në seancën solemne të Kuvendit në 11 vjetorin e Pavarësisë së Kosovës, ka thënë se taksa ndaj Serbisë ka qenë vendim i drejtë.

Kryeparlamentari ka thënë se kjo taksë nuk do të jetë arsye për rrëzimin e Qeverisë së Kosovësë dhe prishjes së koalicionit.

“Serbia e ka merituar taksën karshi nesh. Vendimmarrja shtetërore nuk duhet të jetë personale, pra ky vendim duhet të jetë institucional. Me SHBA-të dhe BE në krah Kosova është më e sigurt. Interesat e SHBA-së janë edhe interesat tona. Qeveria nuk do të bjerë për shkak të taksës dhe Serbisë, qeveria do të bjerë vetëm për interes të qytetarëve”, ka thënë Veseli, raporton Telegrafi.

Historinë e Kosovës, Veseli e ka vlerësuar si histori të sakrificave, duke shtuar se Kosova ka si synim integrimin euro-atlantik.

Mobi Casa

“11 vjet të shtetit tonë të ri, është 11 vjet të rritjes së shtetit tonë me shumë sfida. Kur ne festojmë ditëlindjen, mes nesh janë miqtë tonë. Ne jemi shtet i vogël por kemi shtete të mëdhenj. Përkrah janë shtetet si SHBA, Gjermani, Japonia, Britani e shumë shtete tonë. Ne iu japim mirënjohjen për këto shtete. Në aspektin global, Kosova është e bekuar që në krah të djathtë ka SHBA-të”, ka thënë Veseli.

Ai shtoi se Kosova shkon në dialog për të marrë njohje dhe integrim në NATO dhe BE.

“Ne në dialog nuk shkojmë vetëm për një marrëveshje me Serbinë, ne shkojmë në dialog të arrijmë një paqe afatgjate. Largimi i ndikimit rus në rajon nuk është vetëm i SHBA-së por edhe vendit tonë. Veprimet e tilla nuk qojnë askund. Ne duhet të qëndrojmë të bashkuar përballë Serbisë, ne kemi një qëllim të njëjtë. Njohjen e Kosovës nga Serbia, integrimi në NATO dhe BE.”, deklaroi Veseli. /Telegrafi/

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.