Eko Higjiena

Veseli: Qeveria ime do ta përkrahë Gjakovën ashtu siç e meriton

/ 2 minuta lexim
Eco Higjiena

Kandidati i PDK-së për kryeministër të ardhshëm të Kosovës, Kadri Veseli, gjatë një takimi sot me strukturat e kësaj partie në Gjakovë, ka premtuar se do të mbështesë këtë komunë dhe njerëzit e saj në institucione qendrore pas zgjedhjeve të 6 tetorit.

Veseli tha para aktivistëve të PDK-së në Gjakovë se prioritet i qeverisjes së tij do të jetë lufta kundër korrupsionit dhe nepotizmit, e cila do ti hapë vendit perspektivë të re të zhvillimit ekonomik dhe hapjen e vendeve të reja të punës për të rinjtë. Ndër projektet e para që do ti nisë së realizuari në qeverisjen e tij, Veseli tha se është çështja e legalizimeve ku për dy vjet tha se do të legalizohen 350 mijë është e banesa të qytetarëve anekënd Kosovës. Kreu i PDK-së tha se 350 mijë pronarë të këtyre pronave brenda dy vitesh do të marrin fletat poseduese të pronave të tyre në mënyrë që ato prona të mund të përdoren për hipotekë apo transaksione ekonomike.

Fundamenti

Veseli kërkoi nga qytetarët e Gjakovës të votojnë kandidatët e PDK-së për deputetë, pasi janë njerëz të përgjegjshëm dhe do të kenë përkrahjen e tij institucionale. Krahas mbështetjes që dha për punëtorët dhe sipërmarrësit, ai tha se nuk do të ketë përkrahje për dembelët dhe ata që manipulojnë. “Unë do të jem në Gjakovë, me të gjitha projektet të cilat ka mundësi t’i bëjë Qeveria e Republikës të Kosovës, për aq sa unë do t’i përkrah njerëzit e Gjakovës në institucione qendrore. Ju përkrahni ata më 6 tetor që të jenë zëri juaj dhe të jenë vendimmarrja juaj. Mos të vendosë dikush tjetër jashtë Gjakovës për ju, por të vendosni ju. Ju keni besuar shumë dhe shumë kujt, nuk e di ata shumë dhe shumëkujt, a ua kanë kthyer me hallall sikurse ju i keni besuar atyre. Unë mendoj se jo”, tha ai. PDK në Gjakovë sot ka prezantuar edhe kandidatët për deputetë në Kuvendin e Kosovës nga kjo komunë: Hajdar Beqa, Geta Beqa, Butrint Batalli dhe Hysen Berisha.

Mund të ju interesoj:

Privatësia

Faqja jonë e internetit përdorë cookies. Ato janë skedar të vegjël që ndërveprojnë me pajisjen tuaj dhe kjo bëhet në mënyrë që ne t'ju ofrojmë përvojën më të mirë të mundshme gjatë përdorimit të faqes sonë.

Për të u informuar rreth politikave tona të privatësisë, ju lutem vizitoni faqen privatësia.

Cookiet e domosdoshëm

Cookiet e nevojshëm duhet të aktivizohet në çdo kohë në mënyrë që ne të mund të ruajmë preferencat tuaja për preferencat e cookies.

Nëse e çaktivizoni këtë cookie, ne nuk do të jemi në gjendje t'i ruajmë preferencat tuaja.

Cookies të palëve të treta

Kjo faqe interneti përdorë Google Analytics për të mbledhur informacione anonime si numri i vizitorëve në sajt dhe shfletimi i faqeve.

Mbajtja e aktivizuar e këtij cookie, na ndihmon neve të përmirësojmë faqen tonë në internet.